E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në ndeshjen Tirana- Dinamo, 8 jave pezullim për Devis Mukën

Komisioni i Disiplinës ka perdorur nje dore te hekurt ndaj dhunës në ndeshje e fundit Tirana- Dinamo. I mbledhur ne menyre urgjente disiplinori i Federates Shqiptare te Futbollit ka denuar me 8 jave pezullim futbollistin e Tiranes Devis Muka, qe gjithashtu duhet te paguaje nje gjobe prej 100 mijë lekesh per goditje te kundershtarit.

Nje denim te ashper ka marre edhe trajneri i skuadres bardheblu Alban
Tafaj, i cili eshte pezulluar 1 vit nga aktiviteti per goditje me grusht
te lojtarit kundershtar. Ne vendimet e tjera te Komisionit Disiplinor, 
klubi “Tirana” është denuar me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa pranine e
tifozëve, si dhe me 300 mijë leke gjobe, per mosmarrje te masave te
mjaftueshme te sigurise dhe organizimit te ndeshjes.

Presidenti i klubit “Tirana”, Refik Halili, është dënuar me 50 mijë leke
gjobe, per deklarata ne media te cilat kane cenuar personalitetin e
zyrtareve te FSHF-së; Lojtari i “Dinamos”, Bekim Kuli, është dënuar me 2
ndeshje pezullim dhe 30 mijë leke gjobe, per gjeste fyese dhe
provokuese ndaj kundershtarit.

Po ashtu disiplinori ka shqyrtuar edhe incidentet e ndodhura ne ndeshjen
Flamurtari-Besa, ku  zyrtari i klubit vlonjat Geri çipi, është dënuar
me 6 muaj pezullim nga aktiviteti dhe 50 mijë leke gjobe, per gjeste te
dhunshme ndaj arbitrit kryesor; Klubi “Flamurtari”, është denuar me
zhvillimin e 2 ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe 100 mijë lekëve
gjobe, per hyrje ne fushen e lojes te personave zyrtare te klubit pa
lejen e arbitrit dhe ne shkelje te rregullave te organizimit te
ndeshjes.

Vendimet e Disiplinës pritet të apelohen në Komisionin e Apelit, i cili
do të rikrijohet brenda ditëve të ardhshme, pasi Komiteti Ekzekutiv i
FSHF-së shkriu Komisionin e mëparshëm të Apelit. Nga ana tjetër,
Presidenti i Tiranës, Refik Halili do te mbledh sot ne oren 18:00 një
asamble të jashtëzakonshme të klubit, ku ka paralajmëruar marrjen e
vendimeve të rëndësishme për ekipin kryeqytetas.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›