E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëllohet me plumb në kokë, në gjendje kritike sulmuesi i Paraguajit

Sulmuesi i Paraguay, Salvador Cabanas, i cili u qëllua me armë në një bar në Mexico City, është në gjendje të qendrueshme, por akoma shëndeti i tij është tepër delikat, ka deklaruar doktori i tij. "Situata është e favorshme, por duhet të preim. Gjendja e tij mbetet serioze dhe duhet ta mbajmë nën vëzhgim, duke e mbajtur të palëvizur për të mos e lejuar të humbasë energji," sqaroi Dr. Ernesto Martinez, i cili operoi Cabanas, pas plumbit që ai mori në kokë.

E megjithatë, sipas Martinez orët e ardhshme do të jenë fondamentale për
ti dhënë doktorëve një ide të saktë poër shëndetin e tij. 29 vjecari
Cabanas, i cili do të udhëhiqte sulmin e Paraguajit në Kupën e Botës,
mendohet të jetë përfshirë në një sherr, përpara se të qëllohej me një
plumb në pjesën e pasme të kokës, në orën 5 të mëngjesit në banjon e
lokalit, bënë të ditur autoritetet. Policia po kërkon për një person, që
frekuenton rregullisht barin, së bashku me truprojën e tij, të dy të
regjistruar nga kamerat e sigurisë.

"Ajo që mund them është se ai duhet të jetë një biznesmen dhe se
frekuenton lokalin rregullisht," deklaroi kryeprokurori i Mexico City,
Miguel Angel Mancera. Cabanas luan për klubin meksikan të America dhe
është shënuesi më i mirë i Paraguay, në ndeshjet kualifikuese për Kupën e
Botës me 6 gola.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›