E Diel, 1 Nëntor 2026

Bateson dhe Hapat drejt nje ekologjie te mendjes

Emrin e Gregori Batesonit ne fillim e kam degjuar nga nje mikja ime ne Universitetin Ca Foscari te Venecias Katia Bazili qe ben doktorature per Keshillim Formimi. Katia shprehej se libri i Batesonit Hapat drejt nje ekologjie te mendjes ishte ne librat me te bukur dhe interesant qe ajo kishte lexuar ne jete e saj. Bateson ne punen e tij me nje gjuhe shume natyrale plastike gjuhe e nje antropologu vizual pershkruan lidhjen e natyres me mendjen. Ai e lidhi mendjen me natyren. Ai lidhi gjithashtu kibernetiken me gjuhen. Bateson ishte i pari qe e vleresoi rolin e kibernetikes tek gjuha. Ai e studioi gjuhesisht mendjen njerezore gjithashtu te lidhur me kibernetiken. Bateson e shikon mendjen te lidhur me natyren duke e konsideruar kete lidhje si te domosdoshme. Ai ne punet e tij flet per nje seri fushash te shkences si antropologjine shkencen e studimit te shoqerise njerezore arkeologjine kerkimet arkeologjike dhe raportet e kesaj fushe po me njeriun homo-sapiens ekonomikun lidhjet e ekonomise me mendjen njerezore Money therapy ose terapia e parase gjeografine historine raportet mendore dhe faktori historik linguistiken komunikimin dhe ne disa aspekte psikologjine. Studimet ne shume fusha i kane dhene mundesine Bateson te dali me perfundime shkencore mbi temat e tij per mendjen njerezore dhe ndryshimet ne paradigmen e te menduarit dhe ekologjine e mendjes. Ai mbeshtet hipotezen e ekologjise se mendjes. Sipas Bateson dhe antropologeve te tjere te shquar paradigma koncepti baze i te menduarit ne rastin e Bateson eko-mendja ka ndryshuar prandaj shoqeria perballet me nje zhvillim te madh ne te gjitha fushat. Ndryshimi i vete paradigmes ka sjelle edhe ndryshime ne paradigmen e mendjes. Gregori Bateson 1904-1980 ishte nje antropolog britanik shkencetare i shkencave shoqerore linguist antropolog vizual studiues i semiotikes dhe studiues i kibernetikes punet e te cilit kryqezohen ne shume fusha te tjera. Disa nga shkrimet e tija me te shquara gjinden ne librat e tij Hapat drejt nje ekologjie te mendjes 1972 dhe Mendja dhe natyra 1979. Frika e engjejve publikuar ne 1987 ishte nje bashkautoresi me vajzen e tij Mary Catherine Bateson. Puna e tij Hapat drejt nje ekologjie te mendjes eshte nje veper tipike e studimit te mendjes njerezore dhe lidhjes se natyres me mendjen. Ne kete pune esete e tij per fusha te tilla si kibernetika epistemologjia antropologjia dhe psikologjia e psikiatria ishin bazat e studimit te eko-mendjes njerezore. Hapat drejt nje ekologjie te mendjes eshte nje koleksion i puneve te vogla te Greogori Bateson ne karrieren e tij te gjate dhe plot variacione. Libri fillon me serite e Metalogut i cili merr formen e bisedes me vajzen e tij Mary Catherine Bateson qe eshte shkrimtare amerikane dhe antropologe kulturore. Metaloget jane kryesisht ushtrime intriguese mendore me tituj te tille si Cfare eshte instinkti dhe Sa ju dini. Tek matalogu struktura shakatare dialektike eshte e lidhur fort me ceshtjet e subjektit te eseve. Pjesa tjeter eshte nje koleksion me shkrime antropologjike shume prej te cilave jane shkruar kur ai u martua me Margaret Mead qe ishte nje antropologe kulturore amerikane. Pjesa e trete i kushtohet temes se Forma dhe patologjia e marredhenieve. Eseja e tij per alkoolizmin eshte nje shembull i mire i intelektit te tij te komanduar. Alkoolizmi gjithashtu i njohur si varesi ndaj alkoolit eshte nje paaftesi crregullim narkoman. Ai ekzaminon gjendjen e alkolizuar te mendjes dhe metodologjine e Alkoolizmit Anonim brenda kornizes se fushes se kibernetikes. Patologjia e marredhenieve dhe efektet e alkoolit ishin baza e studimit te Bateson. Pjesa e katert eshte permbledhje e shkrimeve per Biologjine dhe evolucionin. Pjesa e IV te eshte titulluar Kriza e ekologjise se mendjes ku trajtohen tema te tilla si Bllokimi i dyfishte eshte nje dileme komunikimi ne te cilen nje individ ose grup merr dy ose me shume mesazhe konfliktuale me nje mesazh qe anulon tjetrin. Sistemi i te menduarit eshte procesi i kuptimit se si gjerat ndikojne tek njera tjetra brenda se teres. Pjesa V-te eshte i perkushtuar per Teorine e dijes dhe Ekologjia. Ekologjia e mendjes ka edhe ajo krizen e saj qe shfaqet ne natyren e sjelljes se dyfishte njerezore dhe paaftesine per te marre vendime sistemi i te menduarit dhe konteksti social dhe ekonomik ku zhvillohen te gjitha aspektet e lidhura me mendjen. Danny Yee ka bere nje recension kritik modern te librit te Bateson Mendja dhe natyra Nje bashkesi e domosdoshme. Yee perdor ironine dhe shakane ne kritiken e tij por gjithmone duke e vleresuar dhe kritikuar punen e Bateson me argument shkencor. Dann Yee i shtyre nga kurioziteti per te lexuar Bateson mbas leximit te Mendja dhe natyra shkruan Ka nje numer librash te cilet nuk i kam lexuar por i kam pare njeqind here dhe pothuajse ndermjet tyre eshte Hapat drejt nje ekologjie te mendjes te Gregori Bateson. Yee shkruan Ky material eshte perdorur si baze per trajtimin e tri ceshtje te medha gjetjen e kritereve te qarta per ekzistencen e mendjes ekzaminimin e paraleleve ndermjet te mesuarit dhe evolucionit si proces stok dhe ndertimin e nje qellimi te pergjithshem te nje skeme epistemologjike nje zigzag ndermjet formes dhe procesit Ndersa une shton Yee sigurisht nuk jam dakord me cdo gje qe thote Bateson dhe nje kritike specifike vijon ma poshte pergjegjesia e ime baze tek Mendja dhe natyra ishte gjate rreshtave e nje Po Po Po Dann Yee ketu e vlereson punen e Bateson duke vazhduar Bateson trajton subjekte te cilat kane qene injoruar shume nga filozofia tradicionale analitike qe akoma jane me nje rendesi vendimtare per te kuptuar shkencen. Pavaresisht kompleksitetit te perfshire Natyra dhe mendja eshte gjithashtu me shume interesante se me shume filozofi megjithate ka ca rrezik ne kete - lexuesve duke ju munguar informacioni i vertete mund te marrin komplet nje ide te gabuar si mori shkrimtari i reklamit Bantam qarte ne kopjen time qe e kam lexuar. Natyra dhe mendja meriton statusin e saj si nje klasik dhe une shpresoj se do te vazhdoje te lexohet gjeresisht Une sigurisht nuk do te doja tu mungonte vajzave te shkolles. Fatkeqesisht eshte jashte botimit ne kete moment sic jane Hapat drejt nje ekologjie te mendjes dhe Frika e engjejve Ne drejtim te Epistemologjise se te shenjtes dy libra te tjere te Bateson qe une doja ti lexoja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›