Faleminderit por une nuk lexoj...

Festivali nderkombetar i poezise Poeteka sot nis edicionin e gjashte i zhvendosur nga Durresi ne kryeqytet. Nga ideja fillestare e komunikimit poetik njohjen e poeteve duket sikur ky vit nuk u perket aq shume romantikeve sesa pershtatjes ne nje realitet te kundert
Festivali nderkombetar i poezise Poeteka sot nis edicionin e gjashte i zhvendosur nga Durresi ne kryeqytet. Nga ideja fillestare e komunikimit poetik njohjen e poeteve duket sikur ky vit nuk u perket aq shume romantikeve sesa pershtatjes ne nje realitet te kundert se poetet jo vetem vetelexojne por duhet edhe te kene lexues.
Duket se festivali i poezise ideuar dhe drejtuar nga shkrimtari Arjan Leka prej edicionit te kaluar ka tendencen te kete edhe permase akademike per te folur e krijuar ide dhe debate qe lidhen edhe me gjeopolitiken.
Megjithate gjeopolitika si per shembull te flasin rreth letersise se Ballkanit shqetesimeve te ketij rajoni autoreve te saj apo te flasesh tani per Eurozonen si duhet te depertojne letersite e gjuheve te vogla nuk marrin aq shume rendesi sikur po injorohen ne nje aspekt deshirues per te folur gjate sepse shume gjate eshte folur. Por tani eshte radha e vepres jo vetem detyra krijimi dhe aspirata njohjeje. Ka dhe raste kur nje shkrimtar behet i famshem vetem nga oratoria apo publicistika ne Shqiperi eshte me se ne mode kjo gje. Mjafton te kujtohet ardhja e Orhan Pamukut ne Tirane kur gjindja letrare dhe nje salle e madhe studentesh prisnin novelistin dhe u zhgenjyen pse nuk munden ta degjonin kaq afer. Pra nje lexues i se ardhmes mungon. Ndoshta kjo shtyn dhe e ben me te rendesishme edicionin e kesaj radhe te Poetekes nese merret me teper me shije leximi dhe sensibilizimi sic eshte dhe natyra e sloganit te saj leximi nuk ju demton rende ju dhe te tjeret rrotull jush... dhe ne vazhdim ironine me katastrofe Faleminderit por une nuk lexoj..
Promovim i njekohshem i sloganeve qe sensibilizojne publikun per rreziqet qe sjell pirja e duhanit si dhe perdorimi i ketyre sloganeve te modifikuar ne promovimin e leximeve - shprehet Leka per stigmatizimin e sloganit te mesiperm. Mu per kete arsye ky edicion i festivalit thuhet se do te kete hapesira qe u kushtohen leximeve.
Dhurim i rrotullave me poezi te shkruara me dore nga nxenesit e shkollave dhe nga poetet pjesemarres futur ne paketa duhani. Shtjellimi i tematikes E dime tanime leximi eshte nje akt i pashmangshem po ceshte audienca dhe koncepti i audiences poetike ne ditet tona Media elektronike i ka shnderruar njerezit nga lexues ne shikues orientimi yne shqisor ka pesuar ndryshime. Nese dikur thuhej ejani te degjojme koncertin sot thuhet ejani te shikojme nje koncert. Kesisoj gjithcka tani pritet gjithmone e me shume drejt formave te imazhit. Si duhet te sillemi ne kete situate te re Cila do te ishte rruga e duhur per te promovuar leximin si nje kenaqesi estetike Ceshte leximi pra - nje rrezik modern apo nje zakon klasiko-romantik Si mund ta nxisim dhe ti kthejme lexuesve shijen e leximit Cfare pret lexuesi prej poeteve te sotem - jane shtjellime perceptime dhe dilema konvencionesh dhe realitetesh qe Leka na i percjell ne konceptin e ketij edicioni. Te merresh me audiencen eshte nje lloj edukimi qe pritet te na sqarohet ne ndarjen qe ekziston ne fusha te politikes dhe ideologjise.
Lexuesi i poezise eshte gjithmone nje krijues keshtu qe poetet kane lexues-krijues por jo nje audience. Po me audiencen poetike cduhet te bejme atehere
Gjithe problemi i poeteve dhe ndoshta ky nuk duhet te jete nje problem i tyre qendron te izolimi i poezise dhe i leximeve poetike ne shoqerine moderne vecanerisht ne ate perendimore. Jane shtepi botuese shoqata fondacione qe stimulojne ndjeshmerine e leximit permes levizjeve qe ndajne epokat megjithate per nje autor shqiptar qe i qellon te jete dhe ideator i ketij festivali sic eshte Leka qe njeh dhe botimin si biznes thote Indiferenca e Perendimit ndaj poezise ne kontrast me mendimin tradicional joperendimor se poezia mund te beje gjithcka e madje edhe te ndryshoje boten. Si te arrijme ne nje drejtim te ri me synimin per ta rivendosur kete art te humbur ne qender te jetes tone kulturore dhe intelektuale Kjo pritet te jete nje diskutim i hapur te lexohen edhe ese mbi temen te kombinuara me lexime te lira poetike dhe komente.
Per te na bindur se si do te funksionoje ky edicion ne nje sit Equilibrium eshte menduar te diskutohet me gjeresisht si nje risi ne fushen e letersise mbi lexuesit e rinj ne shkolla. Perballe ketyre dilemave ne kerkim te lexuesit do te flitet edhe per fenomenin e google me duke u trajtuar si nje rrezik i informacionit te standardizuar apo nje hap i madh ne komunikimin poetik te epokes se re Pergjigjja mund te jepet edhe menjehere se ndoshta per poezite e Martin Camajt rrofte google se ne librarite tona nuk ekziston as edhe nje flete libri gati si nje sindrome e perseritur ne diktature kur u ndalua te ishte ne Shqiperi.
Ndonese lexuesi e poeti jane debate qe kurre nuk ezaurohen sido qe te vije shkenca rrotull dhe sido qe njerezia ta shtyje nje takim me te tilla debate si per te qene brenda nje ceshtje te angazhuar - historia ka mbetur gjithnje e njejte. Rasti i Pesoas shemb te gjitha debatet per lexues kur vetem me nje liber u be i perjetshem. Te gjitha ceshtjet e tjera per lexuesin si gjeopolitike duket se marrin fund kur libri eshte letersi. Megjithate levizjet dhe debatet qe ngjallen e ringjallen ne kesi rastesh duket se cojne me lehte ne rilexime dhe reflektime se sa perkushtimi i nje grupimi qe mbyllet ne strofull dhe deliron e sidomos ne kushtet e izolimit sic ende eshte dhe vendi yne jo per faj te gjuhes se vogel mbetet te njihet vetvetjadhe letersia brenda saj. Cfare bene vitet lsquo30 ne tronditjen e vetedijes se shqiptareve mu aty ku ka ngelur mendimi dhe letersia si gjykim - eshte vetem nostalgji pa asnje tendence reflektimi ndonese u parashikuan dhe ditet e sotme perndryshe pse eshte e fresket ajo letersi publicistike dhe lexohet.
Prej dites se sotme dt. 4 tetor dhe deri te dielen dt. 10 tetor 2010 Poeteka do te jete ne Tirane. Takimet do te jene ne Teatrin e Metropolit dhe pjesemarresit e Poetekes ne edicionin e gjashte kete vit vijne nga 20 shtete Austria Bosnja Bullgaria Kroacia Franca Gjermania Greqia Kosova Maqedonia Mali i Zi Izraeli Italia Rumania Serbia Sllovenia Spanja Shqiperia Zvicra Turqia SHBA.