Baticat e Stefan Tacit

Krijimtaria 20-vjecare e piktorit ne filmin e animuar. Nga teknika e argjiles te xhirimet reale me aktore
Arkivi Qendror Shteteror i Filmit projektoi dje ne 35 mm krijimtarine 20-vjecare ne gjinine e filmit te animuar te piktorit Stefan Taci.
Nxenes te shkolles 9-vjecare Viktor Hygo dhe studente te deges se piktures e pyeten regjisorin gjera te thjeshta si i ben vizatimet te levizin por edhe te komplikuara cilat jane interesat aktuale te artistit ne filmin e animuar. Me durim Taci rrefeu ecurine e krijimtarise se tij per ndryshimin e teknikes tematikave interesave artistike.
Lidhja e Tacit me animacionin ze fill ne vitin 1987 kur futi kembet ne Kinostudion Shqiperia e Re. Asokohe ishin vetem teknikat tradicionale te realizimit te filmit multiplikativ kartoni i lire dhe kukullat. Animatorit te ri nuk ia kishte enda ti futej teknikes se veshtire te vizatimit dhe per ti shpetuar halleve aplikoi nje teknike te re plastelinen ne fakt ishte balte argjile.
I pari film i animuar i realizuar ne plasteline eshte Veza e rralle 1988 me skenar te Stefan Tacit dhe regji te Tacit e Jani Zhonges.
Nje dore i jepte edhe formimi per qeramike ne Akademine e Arteve.
Veza e rralle trajtonte nje tematike qe binte ndesh me moralin e shoqerise socialiste per edukimin e femijeve. Kujdesi i prinderve shprehet me simboliken e levozhges se vezes qe kur cahet nxjerr nje te vertete te hidhur prej saj nuk del gjeniu qe prinderit kishin pritur.
Shefi i Keshillit regjisori Kristaq Dhamo me thoshte shiko se do te na hapesh pune me kete skenar.
Skenari kritikonte simbolet qe linin shteg per keqkuptim. Edhe pse ky ishte nje reflektim i drejte mbi fenomene te kohes artisti nuk kishte per qellim goditjen e tyre.
Pas tentatives se pare me nje teknike te re si ajo e argjiles te tjera risi e prine punen e metejshme te regjisorit animator.
Aplikoi plastelinen me ngjyra ne filmin Kompozim 1992 dhe ne vitin 1995 futi per here te pare objektet ne filmin Triptik 1995.Aty percjell nje mesazh propagandistik per mbrojtjen e ambientit rritjen e ndjeshmerise per ekologjine.
Pas ketij filmi artisti duket se ben hapin me te guximshem ne filmin e animuar. Ne kete zhaner ai fut aktore reale dhe behen xhirime reale.
Les Fauves 2003 eshte deshmia e kesaj. Duke i bere homazh drejtimit artistike me te njejtin emer ne Francen e fillimit te nenteqindes dhe Henry Matisse-it ne vecanti Taci kombinonte animacionin me xhirime reale.
Kjo pervoje njeh njefare pjekurie ne filmin Butterfly 2007 filmi i tij i fundit i animuar. Ketu piktori rrok nje motiv edhe me te veshtire e me filozofik njeriu perballe fantazise se tij.
U bene tre vjet qe nuk eshte marre me nje projekt te ri. Sic duket nuk ka mberritur batica ne shpirtin e tij. Ne momentin e zbatices artisti mbyllet brenda vetes.
Here te duhet mbyllesh brenda vetes per te gjetur ndjesite e thella qe kerkon te shprehesh. Te tjera here del jashte per te kerkuar ato tema qe ka rrotull nesh qe na shqetesojne tregon ai per procesin e krijimit.
Aktualisht po kerkon nje klime sociale me te mire nje ambient ku ky lloj arti te mbeshtetet.
Ne te peste filmat qe u shfaqen dje ne Arkivin e Filmit u evidentuan disa tipare ne krijimtarine e Tacit mungesa e dialogeve puna e forte me imazhin harmonizimi i muzikes me levizjen tematikat e thelluara pjese e individualitetit te nje artisti perhere ne kerkim.