E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjere kush ka

Lajmi i perkeqesimit te gjendjes se pergjithshme nuk eshte vetem varferia e atyre qe mezi e shtyjne muajin me te ardhurat e pakta qe marrin dhe qe jane serish shumice absolute ne shoqerine tone. E reja ne Shqiperine e vitit 2010 eshte se perkrah drames se atyre qe nuk kane po gatuhet drama e atyre qe mendohej e mendohet se kane.


Perkrah drames se te papuneve apo punemarresve me rroga minimale po rritet drama e punedhenesve te kapur ne kurthin e gershereve elektorale te qeverise Berisha.


Jane firma dhe biznesmene me emer fytyra te njohura mjaft prej tyre ne televizione e gazeta sponsorizues fushatash konkursesh e festivalesh ndertues autostradash e superstradash urash dhe mbikalimesh fabrikash dhe impiantesh ujesjellesish kanalizimesh kopshtesh cerdhesh e shkollash. Shumekush i ka pare dhe ndoshta vazhdon ti shohe me zili keta ndertues apo bose te ndertimit - quajini si te doni.


Po ata kush me shume e kush me pak kane prej me shume se nje viti nje problem te madh qe nuk po e zgjidhin dot nje problem qe u ka lidhur kembet e duart per te mos thene se po u mblidhet si nje lak ne qafe per ti mbytur. Nuk jane paguar nga qeveria per punen e bere per llogari te qeverise.


Ky eshte problemi tyre qe zien pluskon mbytet shperthen mbytet perseri dhe shperthen perseri prej shume kohesh ne vartesi te therrimeve mashtrimeve apo edhe shantazhit te agjencive qeveritare kunder sipermarresve rebele.


Dje kishim nje deklarate tjeter te Shoqates Kombetare te Ndertimit nje ulerime tjeter te permbajtur nga ana e saj per te njejtin problem.


Shoqata proteston qe ne buxhetin e shtetit per vitin 2011 nuk eshte parashikuar shlyerja perfundimtare e borxhit qe qeveria u ka kompanive te ndertimit. Fjala eshte per nje shume qe shkon rreth tetedhjete milione euro.


Shoqata kishte vene si afat te fundit te plotesimit te kerkesave te saj muajin qershor te vitit te ardhshem. Pas ketij afati nese qeveria nuk do te paguaje firmat e ndertimit do te parkojne makinerite ne rruget e mbaruara por te papaguara duke i dhene jete nje proteste te paprecedente ne Shqiperi e ndoshta edhe ne bote.


Kushdo qe meson se ky problem jo i ri nuk qenka zgjidhur nderkohe qe qeveria vazhdon te darovise lloj-lloj projektesh me qese te vogla sa per te ngulur gozhden kupton qarte nje gje shlyerja e borxheve per vepra te ndertuara dhe te peruruara per qellime politike elektorale nga Berisha nuk eshte nje perparesi per te dhe qeverine e tij.


Perndryshe me logjiken me te thjeshte ligjore etike dhe njerezore ai duhej ta kishte filluar buxhetin e vjetshem dhe buxhetin e sivjetshem me shlyerjen e puneve te perfunduara.


Edhe sikur kryeministri te mos kishte nxjerre asnje perfitim politik elektoral nga keto vepra apo edhe sikur kompanite te mos kishin nevoje fare per para shlyerja e punes se bere eshte kerkese elementare ne cdo marredhenie kontraktuale.


Por detyrimi i Berishes dhe qeverise se tij eshte i shumefishte. Kryeministri ka prere shirita dhe i ka paraqitur si investime te qeverise veprat e papaguara ende.


Me kryesorja shume nga firmat kane harxhuar kursimet e tyre kane marre borxh madje kane marre edhe kredi me interesa te larta per te perfunduar ne afat punet e fituara duke besuar se qeveria do te ishte po aq e mire me ta sa ckishin qene ata me qeverine.


Tani borxhet rriten interesat e kredive vazhdojne duke hedhur ne ere cdo llogaritje te bere ne kohen kur jane terhequr keto kredi. Laku shtrengohet cdo dite per presidentet e firmave. Jam deshmitar i dramave qe po perjetojne disa prej tyre .


Njoh ndertues qe po i shkaterron kredia. Njoh te tjere qe kane hyre ne marredhenie huamarrjeje dhe huadhenieje me tregtare te materialeve te ndertimit duke shkembyer mall me mall apo duke mbetur borxh.


Kjo histori po fryhet dhe po shkon drejt shperthimit si historia e piramidave. Vete firmat e papaguara jane shnderruar ne piramida te vogla brenda piramides se madhe te sistemit. Po te studiohen rastet nje per nje kushedi se cfare gjerash te cuditshme do te na degjonin veshet.


shte vertete nje gangrene ekonomike por edhe politike dhe morale kjo e porositjes se puneve nga qeveria per te futur ne dore gersheret e perurimeve duke i lene pasketaj firmat me gisht ne goje.


shte nje gjendje qe perligj thenien profetike dhe paradoksale mjere kush ka e cila i shkon shume natyres se humbjes qe kane pesuar e vazhdojne te pesojne nje pjese e madhe e ndertuesve shqiptare sa per shkak te krizes boterore aq edhe per shkak te prerjes ne bese nga qeveria e tyre.


Vertete mjere kush ka marre nje milion apo dy milion euro kredi per punen e shtetit dhe tani e ka gur te rende ne qafe ate kredi. Mjere kush ka blere nje park te tere me makineri bashkekohore qe jane pasuri kombetare ne fund te fundit dhe tani ska ku ti coje ska cte beje me to


Tetedhjete milione euro eshte afersisht shuma e borxhit te llogaritur per pune te mbyllura deri ne detajin me te fundit te anes formale dokumentare.


Por sipas burimeve te besueshme brenda shoqates po te llogariten edhe veprat e tjera te perfunduara per te cilat mungon ndonje gje e vogel apo po te llogariten ujesjellesit kanalizimet dhe shkollat e pashlyera qe nuk jane perfshire ne deklaraten e djeshme borxhi eshte shume me i madh.


Qeveria ka detyrimin ta llogarise dhe tregoje me saktesi sa eshte borxhi i plote.
Qeveria ka detyrimin te konsideroje me perparesi dhe kalendarizoje me transparence shlyerjen e borxhit duke evituar format e shemtuara te klientelizmit dhe korrupsionit kur firmes i kerkohet te paguaje ryshfet per te marre parate e veta.


Qeveria duhet te informohet dhe ndergjegjesohet se parate e pashlyera jane te kompanive por jane edhe te punetoreve te papaguar te ketyre kompanive.


Qeveria duhet te dale me nje plan konkret per trajtimin e ketyre borxheve duke nderhyre brenda hapesirave ligjore per te lehtesuar se paku interesat e atyre qe kane marre kredi per vepra publike.


Gjendja e krijuar tregon se dy tre vjet me pare qeveria ka zgjatur kembet pertej jorganit apo ka hapur projekte per tre buxhete sic thoshte njeri prej anetareve te qeverise duke gabuar ne numrin e viteve qe rezulton te jene me shume se tre.


Nje gabim i pranuar dhe i korrigjuar eshte njerezor dhe i falshem edhe kur e ben nje qeveri apo nje kryetar qeverie. Por mosnjohja e gabimit edhe ne driten e pasojave qe ka sjelle apo perseritja e gabimit me buje dhe rrahje gjoksi eshte tregues i nje injorance dhe arbitrariteti te skajshem. I vetmi justifikim i qeverise per mosshlyerjen e puneve te porositura prej saj mund te ishte mungesa e parave. Une besoj se qeveria nuk ka para.


Per te mbuluar deshtimin e shumanshem ne fushen e financave ajo ka vene ne levizje nje politike anoncimesh me karakter propagandistik dhe psikologjik. Anoncohen shume projekte te pambuluara me financim.


Ftohen firmat te marrin pjese ne tender ku shuma e vene ne dispozicion eshte nje pike uje ne krahasim me koston e pergjithshme te vepres apo segmentit te vepres se tenderuar. Firma qe fiton ne keto kushte shtyhet te vazhdoje me parate e veta meqenese nuk mund te marre pjese ne tender te tjere pa mbaruar shtatedhjete per qind te punes se fituar.


Pasi kane pare fatin e simotrave te tyre te shkaterruara nga kjo skeme firmat e paprekura do te tregoheshin budallaqe po te binin ne kurth. I mencur eshte ai qe nxjerr mesime nga pesimet e te tjereve pa kur ta pesoje vete zakonisht ska me kohe te nxjerre mesime.


Opozita nderkaq duhet te ndalet me seriozitet te madh te ky problem. Opozita mund te kete fatin e keq te jete neser nje qeveri e shlyerjes se borxheve te qeverise se sotme. Opozita pasi te njihet ne detaje me kete ceshtje duke e pare edhe ne aspektin ligjor duhet te deklaroje qendrimin e saj per mosnjohjen e borxheve qe krijohen ne rruge antiligjore dhe cuarjen para drejtesise te veprimeve te paligjshme. Do te ishte nje sherbim i mire dhe ne kohe edhe per naivet e aventurieret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›