Baton: Dua të qëndroj te Braun GP
Megjithëse ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës, e cila është në skadim, Baton nuk dëshiron të marrë parasysh asnjë propozim nga skuderitë e tjera që mund të jnë të interesuara për të në sezonin tjetër.
“Nuk jam nga ata pilotë që i ndërrojnë skuadrat për të përfituar më shumë para - thekson Xhenson Baton -. Ajo që dua është të vazhdoj të pilotoj dhe të fitoj përsëri”.
29-vjeçari që piloton në Formula 1 prej nëntë sezonesh është i entuziazmuar nga ideja për të sfiduar sërish bashkatdhetarin e tij tek Mek Lareni, Ljuis Hamilton, edhe në kampionatin e ardhshëm.
“Nëse unë dhe Ljuis do të jemi në drejtim të një makine kompetitive – ka shtuar Baton – sezoni i ri i Formulës 1 ka për të qenë shumë i veçantë, sidomos për publikun britanik”.