E Diel, 1 Nëntor 2026

Baton Haxhiu per ABC News Te ruhen kufijte dhe dinjiteti i Kosoves

Duhet të ruhen kufijtë dhe dinjiteti i Kosovës.

Kështu u shpreh Baton Haxhiu, drejtor i “Klan Kosva”, gjatë një lidhje direkte me “ABC News”, lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë.

Sipas tij, pikat kufitare 1dhe 31 janë në kontrollin e KFOR dhe se “dialogu i së ardhmes mund të shkojë më tutje”.

“Buxheti i Kosovës humbi milionë euro nga kontrabanda
dhe EULEX s’ka patur forcë për vendosjen e ligjit”, shtoi ai.

Duke shtuar se në këtë veprim, kanë qenë të humbur si Kosova, ashtu edhe Serbia.

“EULEX duhet të veprojë me rendin dhe ligjin e se këto probleme të adresohen në drejtim të Brukselit”, shtoi ai.

Duke përfunduar se Evropa e mbron Tadiç në problemet e tij me opozitën.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›