E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angjeli per ABC News Shqiperia reagoi mire ndaj krizes ekonomike

Shqipëria rrethohet nga vende të përfshira në krizë ekonomike, por ajo ka ditur të reagojë mjaft mirë ndaj efekteve të tyre.

Kështu u shpreh gjatë një bisede në studion e “ABC News”, ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli, lidhur me
situatën aktuale ekonomike në vend dhe në rajon.

Sipas tij, ekonomia globale vazhdon të jetë e tronditur, ka shtuar ai, ndërsa në lidhje me situatën e rëndë ekonomike në Greqi, është shprehur se atje u fut plani Marshall në lojë.

E se tashmë kërkohet që të ndiqet një politikë investimesh dhe zhvillimi në shtetin fqinj.

“Vendet e Eurozonës u treguan të gatshme për të ndihmuar Greqinë.

Masa shtrënguese u morën edhe për Shqipërinë”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›