PS boshatiset, Rama e Ruçi, të vetëm në seli
TIRANE- Kryetari socialist, Edi Rama, pas një pushimi, ditën e martë, ka dy ditë që qëndron në selinë e boshatisur të PS-së. Dje, aty kanë qenë të pranishëm vetëm Rama, Gramoz Ruçi e deputeti Artan Gaçi. Rama me Ruçin kanë ardhur në orët e paradites dhe kanë kaluar disa orë në zyrat e tyre apo edhe në bisedë me njëritjetrin.
Ndërsa një ditë më parë, Rama ka shpenzuar shumë orë në kafe me Saimir Tahirin dhe Elisa Spiropalin. Për rreth 2 orë ai ka biseduar me Tahirin, i cili mbante në dorë disa materiale. Edhe të martën, Rama ka ardhur në PS, rreth mesditës dhe duke folur për një kohë të gjatë në telefon ka kaluar në hollin e selisë, ku pak njerëz kanë lëvizur.
Pas bisedës së gjatë më Thairin ai ka takuar Elisa Spiropalin, me të cilën gjithashtu ka shpenzuar goxha kohë. Duket kreu socialist po bën konsultimet e duhura sa i përket jo vetëm çështjeve të programit politik, por edhe organizimit të strukturave të partisë e sidomos të FRESSH-it. I cili tashmë është një forum i lënë pas dore dhe që ka humbur shkëlqimin që kishte, ashtu siç u kritikua edhe nga Arben Malaj.
(m.a/GSH/BalkanWeb)