Baxhul Merkaj nje botim per personalitetet e artit shqiptar
Pas shume vitesh ne qarqet artistike dhe pas shume shkrimeve botuar ne artin e kulturen Baxhul Merkaj sjell librin Personalitete te artit shqiptar. Nuk eshte botimi i pare qe Merkaj u kushton artisteve nje pjese te te cileve i ka njohur nga afer. Ky liber qe hapet me aktorin Aleksander Moisiu perfshin personalitete te shume fushave te artit aktrim koreografi kompozim pikture etj. Jane te dhena biografike materiale kritike apo pershtypje te shkruara ne shtypin shqiptar e me gjere e here-here edhe bashkebisedime qe autori ka realizuar personalisht me artistet. Aleksander Moisiu Odhise Paskali Ibrahim Kodra Kadri Roshi Viktor Gjika Margarita Xhepa Robert Ndrenika Sali Shijaku Panajot Kanaci Cesk Zadeja Kujtim Spahivogli Ndrek Luca Agim Qirjaqi Marie Logoreci e duke arritur deri tek emrat e artisteve te sotem jane perfshire ne kete liber botuar nga Filara. Ky liber lsquoPersonalitete te artit shqiptar perben nje hob cilesor te autorit fale eksperiences se vyer te tij. Libri flet per eliten e artit shqiptar. Baxhul Merkaj nepermjet shkrimeve te tij zberthen me mjeshteri boten e brendshme te artisteve. Elita e artit shqiptar eshte e madherishme dhe thellesisht e pafundme e ndaj per ta duhet shkruar e shkruar shkruan ne parathenien e pergatitur per kete botim e ndjera aktorja Drita Agolli. Ku me shume e ku me pak materialet e shkruara ilustrohen ne kete liber edhe me materiale fotografike. Merkaj na jep nje mundesi per te komunikuar me mjeshterit e skenes dhe te ekranit te gjallet dhe te vdekurit qe vazhdojne te ushqejne vetedijen tone estetike. Baxhul Merkaj ka komunikuar me ata ne skene ne sheshet e xhirimit ne kafene ne shtepite e tyre iu ka prekur telat e shpirtit dhe ata i kane rrefyer me zemer ne dore sekretet e jetes dhe artit te tyre. Disa sot nuk jetojne me por hapesira e mrekullise se fjaleve gjesteve situatave plastikes se brendshme mes mesazheve te figurave dhe te trajtave te tjera artistike te realizuara prej tyre vazhdon te jete e pranishme. Takimet e autorit me personalitetet e artit shqiptar nuk kane qene te siperfaqshme por te shpeshta dhe te thella duke ia dale te qemtojne ne boten e tyre te brendshme ne ate dimension origjinal te vendosjes se tyre ku qendron forca dhe e vecanta e tyre artistike shkruan Dukagjin Hata per botimin. Baxhul Merkaj studiues dhe kritik arti ka lindur ne Lapardha te Vlores ne vitin 1944. Mbaroi Liceun Artistik Jordan Misja ne Tirane me 1964-n dhe Akademine e Arteve me 1971. Eumlshte autor i shume artikujve eseve portreteve dhe intervistave. Fitues i dy cmimeve kombetare ne publicistike dhe autor i disa botimeve te tjera.