KESH paguan 22 mln USD qe cmimi te mos rritet
Me ne fund palet gjenden zgjidhjen dhe dje moren vendimin final. Cmimi i energjise elektrike per konsumatoret nuk do te rritet pra do te mbetet aktuali 7.7 leke per kilovat. Mbledhja e zhvilluar dje ne Entin Rregullator te Energjise ERE nen protesten per mosrritjen e cmimeve nga shoqata te ndryshme zbardhi vendimin per tre shoqerite CEZ KESH dhe OST te cilat kishin kerkuar rritje te tarifave mesatare me 12 per qind. ERE-ja nuk pranoi asnje kerkese per rritje cmimi duke i lene te pandryshuara tarifat per CEZ dhe OST kurse KESH-it iu ul cmimi me 27 per qind. Vendimi i ERE-se favorizon CEZ-in pasi prej janarit 2011 do ta bleje energjine te KESH-i me cmim rreth 0.55 leke per kilovat me te lire. Kjo ishte nje manover e paster qe ndihmonte palet te gjenin konsensusin. Nga njera ane qeveria i mbyllte gojen CEZ-it duke i ulur cmimin e energjise qe blen te KESH-i shmangte gjyqin me ceket duke mos cenuar garancine e BB-se rreth 60 milione euro si dhe mbronte konsumatoret ose 1 milion abonente te cilet do te votojne ne zgjedhjet lokale te 8 majit. E gjitha kjo u arrit duke shitur KESH-in ndermarrja shteterore qe furnizon me energji CEZ-in. Uljen e cmimit korporata do ta paguaje me 22.7 milione dollare diferenca qe del nga shitja me cmim te ulet te 4.3 miliarde kilovateve per 2011-n. Pra eshte KESH-i ai qe mbrojti ne nje fare menyre konsumatorin kurse ERE-ja thjesht sa zbatoi vendimin politik te qeverise. Pak kohe para se te merrte vendim kryetari i ERE-se ka zhvilluar nje takim me Kryeministrin Berisha i cili eshte mbajtur i fshehur per mediat.
Per ceshtjen ne fjale u pyet dje nga mediat zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta. Pyetjes nese KESH-i do te vihet ne situate te veshtire financiare pas vendimit te ERE-se Meta ju pergjigj se Ne rast se ka nje ulje te cmimit te KESH-it kjo vjen besoj per arsye sepse kostoja e energjise qe ka ofruar KESH-i eshte me e ulet sepse prodhimi i realizuar brenda vendit eshte i jashtezakonshem kete vit. KESH-i ka prodhuar shume me teper ne vend se sa ka qene i detyruar te importoje. Meta e vleresoi vendimin e ERE-se duke e konsideruar profesional. Te dhenat zyrtare tregojne se per kete vit prodhimi vendas i energjise pritet te arrije rekordin historik te pashenuar ndonjehere me pare prej 7.3 miliarde kilovat/ore nga te cilat 2.8 miliarde jane shitur jashte si eksporte. KESH-i pritet te arketoje ne total nga eksportet per kete vit mbi 120 milione euro.