Onufri 2010 ne gare hyjne 27 artiste
Dy dite pas afatit perfundimtar kuratorja Suzana varvarica Kuka ka shpallur listen e artisteve pjesemarres ne Onufri 2010. Jane 27 artiste shqiptare nga Shqiperia Kosova dhe ata qe jetojne e krijojne jashte kufijve shteterore qe do te ekspozojne nen konceptin Une jam Arti-st. Qe ne fillim Kuka u shpreh se do te synonte individualitetin artistik ne perzgjedhjen e saj si kuratore. Nisur nga lista pjesa me e madhe e artisteve pjesemarres jane te rinj. Po ashtu nje pjese e mire e tyre jetojne dhe krijojne ne vende te ndryshme. Kjo nuk eshte zgjedhje e rastesishme por e qellimshme. Disa dite me pare ne nje interviste per gazeten studiuesja e artit tha se brenda mundesive qe do te kishte do ti afronte keta te rinj te Onufri per tu treguar se vemendja ndaj tyre nuk mungon dhe se dyti per te bere nje perballje te shkollave te artit. Do te deshiroja shume qe permes artit te tyre te kuptonim nese ka diference me shkollen tone te artit. Me pelqen te kete nje numer te konsiderueshem te ketyre artisteve qe vijne nga shkolla jo brenda Shqiperise qe shprehur Kuka. Ndonese nga lista e pjesemarresve nuk ka me shume informacion se sa emrat e artisteve emrat te lene te kuptosh se ne edicionin e XII te Onufrit nese numerojme nga koha kur ky konkurs eshte kthyer ne nderkombetar dhe edicioni i XVII nga koha e nisjes do te kete pikture fotografi instilacion dhe video. Pyetja qe kuratorja Suzana Varvarica Kuka ka shtruar ne konceptin udheheqes te ketij konkursi lidhet me te qenit artist ne Shqiperi. Koncepti rreket rreth titullit une jam Arti-st. Kam tentuar qe brenda nje idiome te tille te perfshij si artin dhe artistin fenomenin e madh qe e quajme art njekohesisht edhe individin qe e perdor. Dua tu kushtoj vemendje atyre individualiteteve te cilet mendoj se do te mbeten ne historine e artit pati sqaruar kuratorja. Ne fakt ne konceptet e saj artistet shqiptare ende nuk e dine vendin qe u takon duke iu referuar pjesemarrjes se tyre ne aktivitete me specifika te vecanta te artit pamor. Pikerisht punet pjesmarrese qe do te ekspozohen ne Onufri duhet te percjellin idene e individualiteteve artistike dhe kjo mbetet per tu pare ne ekspoziten qe do te celet ne daten 23 dhjetor ne sallen Nr.1 te Galerise Kombetare te Arteve. Ne te dytin vit qe Onufri u kushtohet vetem artisteve shqiptare nje kthim ne zanafillen e ketij konkursi pati pretendime qe nga ky aktivitet jane perjashtuar artistet kosovare. Nga lista duket se jane tri e me shume artiste kosovare qe do te behen pjese e ketij konkursi. Suzana Varvarica Kuka u zgjodh kuratore e edicionit te XII te Onufrit me 5 nentor te ketij viti nga Keshilli Organizativ i Ekspozites Nderkombetare te Arteve Vizive i perbere nga drejtori i GKA-aq Rubens Shima nendrejtori Buron Kaceli studiuesi i artit Ylli Drishti nga Parid Teferici dhe piktori Ali Oseku. Onufri 2010 do te kurorezohet ne nje ceremoni cmimesh edhe me nje fitues.
Lista1. Andi Hila
2. Alketa Ramaj
3. Anon
4. Artan Dracini
5. Driton Selmani
6. Gazmend Leka
7. Genti Korini
8. Gentian Gjikopulli
9. Greta Lami
10. Gjergji Shoshi
11. Edmond Gjikopulli
12. Endri Dani
13. Enkelejd Zonja
14. Entela Kasemi
15. Heldi Pema
16. Ilirjan Shima
17. Ledia Konstandini
18. Matilda Odobashi
19. Nje njeri
20. Nikolin Bujari
21. Oriana Kamberi
22. Rezart Galica-GIqi
23. Sabile Tmava-BILLI
24. Sara Capaliku
25. Sidi Kanani
26. Violana Murataj
27. Yllka Gjollesha