Bayern Munchen, Ribery alarmon kampionet

Kete e ka kuptuar francezi me i mire i vitit Franck Ribery, i cili mund te largohet nga Mynihu. Alarmin per tifozet bavareze e ka dhene vete sulmuesi. “Kam kater vjet kontrate por nuk mund te premtoj se do ta respektoj, pasi eshte nje ceshtje shume e komplikuar. E rendesishme eshte qe klubi te kuptoje se duhet te sakrifikoje. Ne te gjitha repartet duhet nga nje lojtar i mire”, ka deklaruar nga Dubai lojtari francez.
Shpesh here Ribery ka kerkuar qe Bayern Munchen te shpenzoje ne merkato per te mbajtur nje skuader kompetitive, ndersa presidenti Rummenigge e kundershtoi per disa lojtare te propozuar nga vete Ribery.
Nderkohe, nje tjeter emer mund te largohet edhe me shpejt nga shoqeria bavareze. Behet fjale per mesfushorin holandez Mark van Bommel, i cili mendon te largohet qe ne janar. Kontrata skadon ne fund te sezonit dhe propozimi i drejtuesve te shoqerise per zgjatjen e kontrates nuk i ka pelqyer.
“Kam kerkuar kohe deri ne fund te janarit per te marre nje vendim. Duhet te reflektoj mire pasi edhe nje vit shtese nuk eshte dicka e pelqyeshme per nje lojtar qe mbush 32 vjec. Mund te them se nuk jam i kenaqur sepse deshira ime nuk ishte kjo”, pohon holandezi.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code