Diego: Juventusi eshte nje klub i madh

Werder Bremen po perpiqet te mbaje me cdo mjet brazilianin Diego, nje nga lojtaret me te kerkuar ne merkato. Por pavaresisht perpjekjeve te skuadres gjermame, duket qarte se e ardhmja e tij eshte ne nje klub te madh evropian.
Sulmuesi brazilian i ka dhene nje shenje skuadres se Juventusit e cila po e ndjek prej shume kohesh. “Nese ne nje skuader luajne lojtare braziliane kjo eshte shume e rendeishme per mua. Nje gje e tille do me ndihmonte te pershtatesha shume shpejt me grupin. Eshte e vertete se Juventusin e shikoj si nje klub te madh dhe per mua eshte nje mundesi e arte, pertej faktit sa braziliane luajne aty”, shprehet Diego.
Kjo deklarate nuk duhet ta kenaqe skuadren torineze, pasi braziliani eshte edhe ne shenjestren e Real Madrid, Inter e Milan. “Jane te gjitha skuadra te nje niveli te larte, por deri ne keto momente nuk kam kontaktuar me asnje”, perfundon sulmuesi i talentuar.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code