E Diel, 1 Nëntor 2026

Abraham ka oferta, por s'ka vendosur ende

Abraham Aleçenvu duket se do të jetë një nga personazhet e dritares së transferimeve të dimrit në futbollin shqiptar.

Menaxheri i tij, Gëzim Mançe, sqaron në një deklaratë situatën e futbollistit, të cilit nuk i mungojnë ofertat, por megjithatë e ardhmja e tij për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik është ende e paqartë.

Disa ditë më parë kanë qarkulluar zëra se për të është interesuar Hajduku i Split, skuadër në të cilën e kishte rekomanduar ish-trajneri boshnjako-kroat i bardhebluve, Blazhe Slishkoviç, dhe trajneri aktual i Dinamos, Zlatko Daliç. Por duket se deri tani, nuk ka asgjë konkrete.

“Në adresën e tij kanë ardhur tri oferta, shton menaxheri Mançe, të cilat po i shikojmë me kujdes. Njëra prej tyre është ajo nga Arabia Saudite, e cila ka qenë e interesuar që në merkaton e verës. Ndoshta do të vendoset shumë shpejt edhe për të ardhmen e tij”.

Ndërkohë që Tirana po mendon për merkaton në hyrje dhe një objektiv i saj mësohet të jetë mbrojtësi shkodran, Ervis Kraja.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›