E Diel, 1 Nëntor 2026

Bayern Munchen VS Borusia Dortmund, derbi i 4-të në një finale Championsi

Dominimi i skuadrave gjermane në Europë,  kalimi i Dortmund dhe Bayern në finalen e madhe të Chempoions Ligë që do të luhet me 25 Maj në stadiumin mitik të “Uemblit”, shënon edhe derbin e katërt në historinë e këtij kompeticioni që do të luhet në një finale. Sfida mes Bajern dhe Borusias mbi të gjitha do të jetë finalja e parë gjermane në një kompeticon të tillë madhështor. Tre preçedentët e mëparshëm i njohim shumë mirë pasi janë realizuar vitet e fundit ndërsa kanë dhuruar emocione të shumta.

Në sezonin 1999/2000 derbi i parë ishte një finale krejtësisht spanjolle e cila do të diskutohej mes “Galaktikeve” të Real Madrid dhe Valencias. Kjo finale përfundoi me fitoren e Madrilenve  të cilët arritën të koleksionon titullin e 8 në histori.  Dy sezone më vonë radhën për të luajtur një finale derbi në Chempions e kishte “Seria A”. Në sezonin 2002/2003 e gjithë bota shijoi një finale italiane mes Milan dhe Juventus e cila u mbyll me triumfin e kuqezinjve të cilët fituan takimin pas gjujtjeve të 11-metërshave. Ky takim mbahet mend nga të gjithë si ndeshja ku Pavel Nedved nuk arriti të jepte kontributin e tij për bardhezinjtë në finale për shkak kartonash. Pas kësaj finale krejtësisht Italiane, në sezonin 2007/2008 erdhi radha Anglisë që të dërgonte në finale e Ligës së kampioneve, dy skuadra Manchester Unitd dhe Chelsin. Derbi u fitua nga Djajt Britanik ndërsa për blutë e Londrës ishte finalja e parë në historinë e klubit.

Pasi e shijuan të gjithë kampionët më të mirë të kontinentit Europian një derbi në Chempins, radhën për të përjetuar emocione të forta e ka tashmë Gjermania që duhet theksuar se në vitet e fundit ka njohur një rritje të madhe. Ky Derbi krejtësisht me ngjyra gjermane mbetet për tu parë dhe shijuar më 25 Maj në mitikun “Uembleit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›