Zyrtare: Fanelat e reja të Liverpoolit

Liverpooli i ka bërë zyrtare fanelat e reja të skuadrës për edicionin 2013-2014. Skuadra e madhe angleze i ka prezantuar fanelat e reja mbrëmë pas mesnate duke sjellur risinë e parë për edicionin tjetër.
Fanelat e reja të Liverpoolit kanë pak ndryshime, ndërsa dallohen nga jakat, ngjyra më e ndezur, vijat në krah dhe disa shenja të vogla në fanelë. Në komentet e para në rrjetet sociale, fanelat janë të pëlqyera nga tifozët e kësaj skuadre./indeksonline/