Barca konak Realit, e shikojnë finalen në TV

Ashtu sikur vjet, edhe sivjet Barcelona e Real Madridi do ta shikojnë finalen nga televizioni. Të martën u eliminua Reali nga Borusia Dortmndi ndërsa një natë më vonë Barcelona e konfirmoj eliminim pas një humbje të thellë nga ndeshja e parë.
Gjysëmfinalja ishte maksimumi edhe vjet që të dy skuadrat arritën të bëjnë në Champions League. Eliminimi edhe këtë vit në këtë fazë është një konfirmim se futbolli spanjoll është në rënie, ndërsa futbolli gjerman po lulëzon. Në rrjetet sociale janë bërë gati foto montazha ku shihen të bashkuar Barcelona e Real Madridi pranjë një televizori duke shikuar ndeshjen finalen gjermane.
Kujtojmë që para nisjes së Ligës së Kampionëve dhe në vazhdimësi Barcelona dhe Real Madridi konsideroheshin skuadrat më favorite në bastore për të fituar këtë garë./indeksonline/