Bayern Munich, jo vetem futboll

Lojtaret e Bayern Munich jane te gatshem te nderrojne jete me personazhe te rendesishem nese do te kishin mundesi.
Keshtu, Franck Ribery do te ishte i gatshem te jetonte nen lekuren e Al Pacino-s, pas te cilit eshte magjepsur ne filmin “Scarface”, ndersa Hamit Altintop ka nje dashuri te madhe per Papen Ratzinger. “Me pelqen menyra se si ai e shikon boten”, shprehet lojtari turk.
Braziliani Lucio do parapelqente te bente nje pune me humane. Mbrojtesi qendror mendon se nese nuk do ishte futbollist, do te deshironte qe te bente profesionin e rojes se plazhit, pasi per te, shpetimi i jetes se njerezve, “te jep nje ndjesi te jashtezakonshme”.
Interesant eshte edhe rasti i Van Bommel e Toni Kroos, te cilet kane nje simpati te vecante per tenistin Roger Federer. Per sa i perket sulmuesit italian, Luca Toni, ai nuk do te largohej shume nga bota e futbollit, pasi ajo qe enderron eshte posti i Jurgen Klinsmann. Jo keq po te mendosh se tekniku gjerman eshte nje nga me te pelqyerit ne vendin e tij te lindjes dhe jo vetem…