E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haan, ndryshime ne skemen anti-Portugali

Ne mbrojtje, mungesen e Dallkut per shkak te kartonave, tekniku holandez ka menduar ta mbushe me Lorik Canen, i cili nuk eshte i huaj ne mbrojtje, nderkohe qe 3 lojtaret e tjere te ketij reparti jane te njejte me ata qe luajten kunder Hungarise, Beqiri, Curri dhe Vangjeli.

Trajneri i kombetares shqiptare Arie Haan do te beje disa ndryshime te detyruara dhe taktike per ndeshjen e mbremjes perballe Portugalise se Cristiano Ronaldo-s.

Ne mbrojtje, mungesen e Dallkut per shkak te kartonave, tekniku holandez ka menduar ta mbushe me Lorik Canen, i cili nuk eshte i huaj ne mbrojtje, nderkohe qe 3 lojtaret e tjere te ketij reparti jane te njejte me ata qe luajten kunder Hungarise, Beqiri, Curri dhe Vangjeli.

Spostimi i Canes ne mbrojtje ka lene nje vend te hapur ne mesfushe, dhe per kete rol Arie Haan ka menduar Ervin Bulkun. Nje tjeter e re e formacionit te sotem do te jete roli i Duros, i cili perballe portugezeve ai do te jete mesfushor i avancuar, duke ia marre kete post Ervin Skeles qe do te luaje me i terhequr. Mesfushori elbasanas do te jete mbeshtetja kryesore e Erjon Bogdanit qe do te jete serish sulmues i vetem edhe ne kete sfide.

Edhe trajneri i Portugalise ka publikuar formacionin qe do te luaje kunder Shqiperise. Ne sy bie prezenca e tre sulmuesve, gje e cila do te thote se portugezet nuk presin asnje rezultat pervec fitores.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›