Massa: Ne Shangai per fitore

Felipe Massa mendon per garen e Shangait ku vjet zuri vendin e trete me Ferrarin e tij. Braziliani hedh veshtrimin larg duke kerkuar nje fitore ne pisten kineze. Ai sfidon kundershtarin kryesor per titullin kampion, Lewis Hamilton.
“Vitin e shkuar dola i treti pas nje gare me shi. Zhvillova nje gare te mire dhe shpresoj qe ne kete menyre te paraqitem edhe kete sezon. Me pelqen pista pasi ajo pershtatet me makinen tone F2008, prandaj besoj se do jemi ne gjendje te fitojme”, shprehet Massa.
Ai flet edhe per garen e javes se shkuar ne Fuji, duke theksuar se ajo ishte shume e rendesishme. “Ka gjithmone shume rendesi te rekuperosh pike perballe kundershtareve ne kete moment te kampionatit. Jemi ende 5 pike diference, prandaj duhet te japim me shume”, nenvizoi piloti i kokekuqes nga Maranello pak dite para gares se kesaj fundjave.