E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern Schweinsteiger jashte merkatos

Bayern Munchen ka nxjerrë zyrtarisht jashtë merkatos Bastian Schweinsteiger.

Ka qenë vetë trajneri i bavarezëve, Jupp Heynckes që ka përjashtuar opsionin e largimit të mesfushorit.

I ndjekur nga gjysma e klubeve të Evropës, sidomos nga Manchester United që kërkon zëvendësuesin e Scholes, për të gjithë verën Schweinsteiger ka qenë në qendër të zërave të merkatos.

Por, të paktën edhe për një sezon, mesfushori gjerman nuk do të lëvizë nga “Allianz Arena”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›