Canales huazohet te Valencia

Valencia ka siguruar shërbimet e mesfushorit të ri spanjoll, Sergio Canales, pasi ai dështoi që të bënte emër tek Real Madridi.
Asnjë palë nuk dha detaje mbi kontratën e Canales te Valencia, por AS shkruan se lojtari ra dakort që të jetë si huazim te klubi nga Mestalla deri në verën e vitit 2013.
Valencia ka edhe opsionin për ta blerë komplet kartonin e Canales në një vlerë prej 12 milionë eurosh.