E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeffren, në Sporting Lisbonë

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 20:45

Sporting Lisbona ka transferuar mesfushorin e Barcelonës, Jeffren Suarez për 3.75 milionë euro, ka njoftuar klubi portugez të enjten.

23 vjeçari nuk ka zënë vend në formacionin bazë të gjigantit katalan dhe u lejua të largohet nga Nou Camp.

Jeffren ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Sportingun, ndërsa Barcelona do të fitojë deri në 20 për qind nga shitja eventuale e futbollistit nga ana e klubit portugez në të ardhmen.

Sportingu përfundoi 36 pikë prapa kampionit Porto në pozitën e tretë të kampionatit portugez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›