Bayern dhe Juve ndahen me barazim

Sfida kryesore e xhiros së dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve ka përfunduar me rezultat të barabartë. Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Allianz Arena, ndërmjet Bayern Munichut dhe Juventusit, ka përfunduar pa gola. Bavarezët ishin skuadër më e mirë në pjesën e parë të ndeshjes, mirëpo nuk arritën të përfundonin me sukses aksionet e tyre, ndërkohë që bardhezinjtë ishin të rrezikshëm kohë pas kohë.
Në pjesën e dytë pamë një ndeshje më të balancuar, dhe të dyja skuadrat zhvilluan lojë më të kujdesshme.
Në pjesën e dytë pamë një ndeshje më të balancuar, dhe të dyja skuadrat zhvilluan lojë më të kujdesshme.