Prifti: Qeveria, 25 milionë euro për eksportin
Qeveria shqiptare është e gatshme për të ndihnmuar dhe për tu ofruar mikëpritjen e saj të gjithë atyre investitorëve që duan të hyjnë në tregun shqiptar. Kjo është garancia që ka dhënë vetë Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti në hapje të panairit ndërkombëtar të mobilerisë "Albrelax 2009". Prifti deklaroi se qeveria do të lëvrojë grantin prej 25 milionë euro për të gjithë ato kompani që duan të eksportojnë jashtë vendit. Në panairin ndërkombëtar "albrelax" marrin pjesë 50 kompani prodhuese kryesisht nga Shqiperia, Kosova, Italia, Greqia, Gjermania Maqedonia e Mali i Zi. Vizitorët në këtë panir do të gjejnë moblije klasike dhe modern për shtëpi, hotele, restorante, zyra, parkete, dekorime të ndryshme.