Bayern dhe Leipzig, 6 gola për 1 pikë

Kryendeshja e Bundesligës, ajo mes Bayern dhe Leipzig, është mbyllur në një barazim 3-3, e vlefshme për javën e 10-të. Skuadra e drejtuar nga Nagelsmann kaloi e para në avantazh me anë të Nkunku në minutën e 19-të, por bavarezët arritën të përmbysin menjëherë me Musiala 30 dhe Muller 34’. Një ndeshje e çmendur, që sjell edhe njëherë gol për skuadrën mike. Kluivert 36’ vendosi barazpeshën, 2-2 për pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, edhe njëherë Leipzig që mer inisiativën, Forsberg 48’ rikthen avantazhin. Gjithsesi, bavarezët arritën të gjejnë golin e barazimit në minutën e 75-të, edhe njëherë Muller në skenë, që ka vendosur barazpeshën, 3-3.
Bayern vazhdon të kryesojë Bundesligën në kuotën e 23 pikëve(7 fitore, 2 barazime, 1 humbje). Në vendin e dytë ndodhet pikërisht Leipzig me 21 pikë(6 fitore, 3 barazime, 1 humbje).