E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti serb Vuçiç, uron i pari qeverinë e re të Malit të Zi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nuk ka pritur fare, por ka qenë i pari që ka uruar qeverinë e re të Malit të Zi, vetëm pak minuta përpara marrjes së votëbesimit. Një sinjal dukshëm i rëndësishëm si përkrahje të forcave proserbe që përbëjnë shumicën e qeverisë së re.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe në emrin tim personal, ju uroj që të kryeni me sukses detyrën e Kryeministrit të Malit të Zi. Shpresoj që puna juaj dhe Qeveria juaj të kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin në rajon si një mbështetje për të gjithë progresin e nevojshëm ekonomik”, shkruan Vuçiç në Twitter.

Nën qeverinë e re malazeze nuk ka një mendje, në lidhje se ku do e bëjë vizitën e parë ky ekzekutiv. Ndërsa kryeministri Zdravko Krivokapiç, ka deklaruar se vizitën e parë do e bëjë në Beograd, zv.kryeministri Dritan Abazoviç, ka thënë se vizita e parë do të zhvillohet në Bruksel. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›