E Enjte, 5 Nëntor 2026

Votëbesohet qeveria e re e Malit të Zi, merr vetëm 41 vota

Qeveria e re e Malit të Zi e Kryeministrit Zdravko Krivokapiç, ka marrë votëbesimin e Parlamentit, me vetëm 41 vota, nga 80 vende që ka i gjithë legjislativi. Në votim kanë marrë pjesë vetëm 70 deputetë, pasi opozita e Gjukanoviçit, nuk ka bërë betejë politike në Parlament. Qeveria e re ka 12 ministri dhe një Zëvendëskryeministër që është shqiptari Dritan Abazoviç. Ministri i Brendshëm do të jetë Sergej Sekuloviç, Ministrja e Mbrojtjes Olivera Injaç dhe Ministri i Punëve të Jashtme Gjorgje Raduloviç. Qeveria u zgjodh pas tre ditësh debat në parlament dhe tre muaj pas zgjedhjeve. Mazhoranca me një votë e bën të brishtë ecjen apo qeverisjen në mnarrjen e reformave të guximshme. Krivokapiç bëri përpjekje të mëdha për të tërhequr partitë e pakicave kombëtare në qeveri, por ata nuk pranuan.

Ardhja e qeverisë së re erdhi pas një përplasje të madhe etnike, pasi pjesa më e madhe e partive të koalicionit janë të përbëra nga serbë të Malit të Zi, ndërkohë që disa grupe nacionaliste bënë presion të marrin ministritë e sigurisë. Kjo u kundërshtua nga Abazoviç, i cili mbajti premtimin se do të jetë garanti i vijimit të rrugës perëndimore të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›