E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bayern ëndërron Haland, mund të bëhet për 75 milionë

Një javë pas nisjes së merkatos së dimrit – pra në Angli, Gjermani dhe Francë, ndërsa në Itali dhe Spanjë fillon më 3 janar – rikthehet në qendër të vëmendjes sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, më i dëshiruari për ata që mund ta përballojnë, por që Borussia Dortmund po përpiqet ta frenojë. Tabloidi gjerman, Bild intervistoi CEO të Bayern Munichut, Oliver Khan, i cili theksoi se Haaland ka një lidhje me Dortmundin deri në vitin 2024, “por mund të largohet nga Borussia tashmë në verë për 75 milionë euro”.

Një shifër e përballueshme, ajo e klauzolës së lirimit, edhe për Bayernin e fuqishmit dhe të pasur, ndonëse së fundmi presidenti i klubit, Herbert Hainer, deklaroi se në skuadër tashmë është “sulmuesi më i mirë në botë”, Robert Lewandowski. Ndërsa te Borussia po përpiqen ta mbajnë kampionin duke i propozuar një pagë të dyfishtë, në rreshtin e parë për ta çuar në shtëpi, sipas Bild, janë Real Madridi dhe dy skuadrat e Mançesterit, Siti dhe Junajtid.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›