E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti malazez Gjukanoviq, infektohet me koronavirus

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kjo është hera e dytë që kreu i shtetit fqinj infektohet me Covid-19. Presidenti malazez është infektuar me coronavirus pasi që ditë më parë ka pasur kontakt me një person që kishte COVID-19. “Në përputhje me masat epidemiologjike, ai ndodhet në izolim, nga ku do të kryejë detyrat e rregullta presidenciale”, thuhet në deklaratën e presidencës. Për shkak të kontaktit me një person të infektuar, Gjukanoviç i ka anuluar qysh më herët takimet, përfshirë një me presidentin e Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentop, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Politikani 59-vjeçar raportohet se ka simptoma të lehta dhe ndihet shumë mirë. Në muajin korrik Gjukanoviç  pati njoftuar se kishte kaluar virusin, por që nuk kishte qenë në dijeni deri në momentin që ishte testuar për antitrupa. Ndërkohë 24 orët e fundit në Malin e Zi u rregjistruan 272 raste të reja me koronavirus, pas testimit të mbi 2,100 mostrave. Aktualisht raste aktive janë mbi 2,000 banorë
    

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›