E Diel, 1 Nëntor 2026

Bayern merr brazilianin Gustavo

TIRANE - Braziliani Luiz Gustavo ka nenshkruar te henen me Bayern Munich nje kontrate deri ne fund te sezonit 2015, nderkohe qe ka shkuar per t'u stervitur ne Katar, ku klubi po pergatitet per Ligen e Kampioneve, beri te ditur Bayern Munich.
"Ne jemi te kenaqur qe gjithçka u mbyll shume mire", deklaroi presidenti i klubit bavarez, Karl Heinz Rummenigge.
Braziliani 23-vjeçar, qe do te mbaje numrin 30 ne fanelle, kreu te henen me sukses te gjitha vizitat mjeksore dhe me pas nenshkroi nje kontrate per kater vjet e gjysem.
Transferta e tij nga Hoffenheim per te Bayern Munich kushtoi 5 milion euro.

(d.b/AFP/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›