E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, zbulohetnjë tumë mijëravjeçarepranë Viroit

GJIROKASTËR- Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik u shtohet zbulimeve të bëra vitet e fundit në luginën e Drinos në Gjirokastër. Fjala është për një tumë apo varr masiv, që është zbuluar ditët e fundit në afërsi të pikës turistike të Viroit, në periferi të qytetit të Gjirokastrës dhe që mendohet se i përket epokës së bronxit.

Arkeologu Vladimir Qirjaqi tha për ATSH-në se kjo tumë mbart një vlerë të madhe kulturore dhe arkeologjike, por edhe turistike dhe pasuron më shumë objektet arkologjike të luginës së Drinos.

Qirjaqi tha se është ende herët për të folur me detaje për këtë zbulim të rëndësishëm, pasi hollesitë do të jepen vetem kur të kryhen gërmimet e nëndheshme. Sipas të gjitha gjasave, kjo tumë mund të jetë e epokës së bronzit dhe se lugina e Drinos është e pasur me tuma të tilla që po dalin gjithnjë e më shumë në dritë, tha Qirjaqi.

Prej 5 vitesh një mision arkeologjik italo- shqiptar po kryen kërkime në luginën e Drinos, duke nxjerr në dritë monumente arkeologjike te panjohura deri tani. Evidente është puna e këtij misioni në zbulimin e qytetit të Hadrinopulit, një qytet i lashtë dhe me vlera të mëdha.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›