Bayern merr titullin e 23-te kampion

Bayern Munchen mundi 3-0 Augsburg dhe i dhuron Jupp Heynckes fitoren e fundit në “Allianz Arena” si trajner i bavarezëve.
Golat e Muller, Shaqirit dhe Gustavos e kanë ngjitur në 85 pikë skuadrën e Bayern, të cilës për të mbyllur këtë sezon të mrekullueshëm i ka mbetur një ndeshje e fundit në Bundesligë, finalja e Ligës së Kampioneve dhe ajo e Kupës së Gjermanisë. Mes një koreografie të mrekullueshme dhe mes legjendjave të kësaj skuadre ndër vite, Bayern Munchen ka festuar pas ndeshjes titullin e 23-të kampion në Bundesligë. Skuadra e Jupp Heynckes ka vendosur disa rekorde në kampionatin gjerman, duke ia vështirësuar punën pasardhësit të tij Pep Guardiola, i cili është marrë nga drejtuesit bavarezë për të rritur kualitetin e këtij ekipi dhe sigurisht të thyejë rekordet e paraardhësit të tij.