Bayern, nuk ka blerje për Cancelo: do të kthehet te City

Në sesionin e fundit të merkatos së janarit, transferimi i përkohshëm i Joao Cancelo te Bayern Munich ishte një nga goditjet më të rëndësishme në skenën evropiane. Megjithatë, pas pesë muajsh, huazimi i lojtarit portugez përfundoi dhe klubi bavarez vendosi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes: ai do të kthehet te Manchester City.
Bilanci i Cancelos me Bayern Munich numëron 15 paraqitje, 1 gol dhe 4 asistime. Megjithatë, këto shifra nuk e kanë bindur sa duhet klubin bavarez, i cili e ka zyrtarizuar mosshlyerjen. Ish-Juve do të kthehet më pas te Manchester City. Një vendim i ngjashëm është marrë edhe për Daley Blind: futbollisti holandez ka ndërprerë kontratën me Bayernin dhe tani do të mbetet i lirë.