E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Verstapen ruan ritmin edhe në Austri

Verstapen nuk di të ndalet. Edhe në kualifikueset e pistës së shtëpisë së tij, piloti holandez arrin poleposition duke ngritur peshë tifozët e pranishëm në Red Bull Ring. Por pas tij me vetëm 48 të mijëtat më i ngadaltë është Charles Leclerc. Megjithë përpjekjet, piloti i Ferrarit nuk arriti të kapë kohën e Verstapenit. Nga vija e dytë e nisjes, i pozicionuar në vendin e tretë është makina tjetër e Ferrarit me Carlos Sainz. Duket se ndryshimet e bëra në makinat e kuqe kanë dhënë rezultat.

Pikërisht në Spilberg, tek njëvendëshet e kuqe është vendosur një paketë e re aerodinamike me synimin për t’iu afruar sa më shumë red Bullit. Krahu i ri i përparmë i makinës ka pjesë anësore tani të rrumbullakosura, të ngjashme me ato të RB19. Gjithashtu është bërë një ndryshim në pjesën e poshtme të SF-23, për të ulur në maksimum vibrimin e njëvendëshes së kuqe.

Pas vendit të tretë pilotët e tjerë ishin, Norris, Hamilton, Stroll, Alonso, Hulkenberg, Gasly dhe Albon. Të shtunën do të zhvillohet Sprinti në orën 16.30 ndërsa të dielën në orën 15.00 zhvillohet gara. Në të dy ditët e kësaj fundjave moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me probabilitet të lartë të reshjeve të shiut. 

Mund të jetë një grafik i ‎teksti që thotë "‎1ST VERSTAPPEN 3RD SAINZ 5TH ZND R STARTING GRID HAMILTON LECLERC 7TH 4TH ALONSO NORRIS AMARTIN MARTIN 9TH 6TH GASLY STROLL ASTOMARTIN 8TH RUSSELL HULKENBERG 10TH PIASTRI ALBON 15TH 12TH ا THE 11TH 13TH 17TH 19TH PEREZ OCON W 14TH ZHOU BOTTAS 16TH TSUNODA MAGNUSSEN 18TH SARGEANT 20TH DE VRIES‎"‎

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›