E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern turpëron Barcelonën, një këmbë larg finales së Champions-it (VIDEO)

bayernbarcaBarcelona ka dalë e poshtëruar mbrëmë nga Allianz Arena pasi është mundur thellë 4:0 nga Bayern Munchen.

Ekipi i Juup Heynckes tregoi se është i pakapshëm këtë vit dhe favoriti kryesor për të fituar Champions League-n.

Pas vështirësive përballë PSG-së katalanasit treguan se po kalojnë një moment tepër të vështirë pasi triumfeve të disa viteve në ligën evropiane.

Goli i parë erdhi nga Muller (25) dhe pritej si gjithmonë që spanjollët të sulmonin, por nuk ndodhi kështu. Si duket gjermanët e gjetën çelësin e fitores, pasi bllokuan Messin, i cili ishte i pafuqishëm përballë tyre.

Pjesa e parë u mbyll në avantazh të vendasve, ndërsa në të dytën pritej një Barcelonë ndryshe, por nuk ndodhi kështu pasi vetëm katër minuta nga fillimi Gomez shënon golin e dytë duke hapur në këtë mënyrë goleadën. Pas tij ishte Robben (73) që shënon golin e tij të tretë, ndërsa u mendua se gjithçka përfundoi. Por si duket Muller nuk u mjaftua me një gol, pasi shfrytëzon mjaft mirë një asis të Alba-s duke i mbyllur shifrat në 4:0.

Me këtë fitore gjermanët e kanë pothuajse të sigurt kualifikimin në finale e Champions League, ndërsa ajo që mbetet është të presin sot se cili do të jetë ekipi që do të kenë përballë, pasi Real Madrid do të përballet me Borussia Dortmund-in.

Festimi i fitores

Festimi i fitores ◄ Back Next ► Picture 1 of 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›