E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeturinat fluturojnë nga kazanët, ndotin mjediset publike (FOTO)

plehra-tr-1Tiranë- Rrugët dytësore të kryeqytetit janë shpesh të ndotura në mënyrën më të papërgjegjshme të mundshme, as sa pastrimi duket një mision i pamundur.

Në fokus të denoncimit të ndotjes në Shqipëri përmes fotografisë sjellim sot në vëmëndjen e lexuesit ndotjen në dy rrugë tepër të populluara të Tiranës.

Autorja e këtyre imazhe Preveza Dervishllari ka fokusuar mbeturinat tek rruga Ismail Qemali dhe tek rruga Fuat Toptani.

Siç duket edhe nga pamjet mbeturinat kanë marrë udhët jashtë kazanëve, teksa nuk kanë kursyer as kthimin e mjediseve të gjelbërta në vendgrumbullim të tyren.

Sakaq banorët dhe bizneset përreth kalojnë indiferentë para një situate të tillë, që jo vetëm është ndotës i hapësirave publike, por dëmton edhe shëndetin tonë.

Ndotja tek rruga "Fuat Toptani"

Ndotja tek rruga ◄ Back Next ► Picture 1 of 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›