Bayerni Barcelonë, Shaqiri Messi!

Ardhja e Pep Guardiolës në Barcelona po komentohet si një hap i madh për futbollin gjerman. Ish trajneri i Barcelonës që pushtoj Evropën me këtë skuadër pritet të bëjë Bayernin një skuadër gjigande në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve duke e ditur kapacitetin e kësaj skuadre, lojtarët dhe buxhetin e saj.
Por nga Pep Guardiola pritet të përfitoj shumë edhe kosovari Xherdan Shaqiri. Mediat zvicërane bëjnë një krahasim të Messit me Shaqirin.
“A është Xherdan Shaqiri, Lionel Messi i ri? Të dy janë 169 centimetra të gjatë. Të vegjël por eksplosiv" komenton Blick.
Selektori zvicëran, Otmar Hitzfeld tha se pret shumë nga Guardiola që të bëjë Shaqirin një Lionel Messi.
"Guardiola ka treguar me taktikat e tij se gjatësia për të nuk është faktor kryesor. Ai në punën e tij anagazhon shumë trupshkurtër si Xavi, Messi apo Iniesta. Xherdani i ka të gjitha që i kërkon Guardiola" deklaroi Hitzfeld./Indeksonline/