E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni nuk ka bërë ofertë për Frey


Agjenti i Sebastian Frey ka mohuar çdo spekulim që thoshte se Bayern Munichu ka bërë ofertë për portierin e Fiorentinas.

"Ky informacion është absolutisht i pavërtetë. Nëse vërtetë ka pasur ndonjë ofertë, atëherë nuk është biseduar ende asgjë. Të gjitha spekulimet shkaktojnë hutim. Një klauzolë ekziston në kontratë dhe ajo peshon 18 milionë euro", deklaroi agjenti i Frey.

Për Sebastian Frey është treguar e interesuar edhe skuadra e Arsenalit që është vënë në kërkim të një portieri stabil.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›