E Diel, 1 Nëntor 2026

Laçi mbetet në rajonin e policisë, flet avokati

Mbetet ende e pazgjidhur cështja e administorit të Partizanit, Paro Laci, i arrestuar një ditë më parë, me akuzën e pengmarrjes, pas denoncimit të bërë nga futbollisti i Partizanit, Sokol Ishka. Megjithëse mesfushori kryeqytetas e ndryshoi kallëzimin e tij, duke deklaruar se ka qenë në gjendje të dehur dhe se me administratorin Laci marrëdhëniet janë shumë të mira, Laci vazhdon të jetë në ambjentet e paraburgimit në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Avokati kryesor i cështjes, Alfred Duka, i kontaktuar nga Alsat ka pohuar se për momentin situata mbetet e pandryshuar. “Kur prokurori të njihet edhe me provat që mbrojtja disponon, ne shpresojmë të arrijmë, në përqindjen më të madhe, masën e sigurimit me detyrim paraqitje, sepse për urdhër lirimi është vështirë” citoi Duka. Tifozët e Partizanit dhe skuadra janë grumbulluar përpara prokurorisë së Tiranës, në shenjë proteste, ndaj ndalimit të Lacit, por gjithësesi, sipas shpjegimit të avokatit Duka, nëse prokurori vendos të shtunën masën e sigurimit me detyrim paraqitje, vetëm të dielën ose të hënën mund të hyjë në fuqi.

Eno Skarço Azhornuar së fundi ( e premte , 16 prill 2010 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›