Interi, dy shpulla "Zonjes" Juve

www.albania-sport.com - Interi triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në ndeshjen hapëse të javës së 34-t të Serisë A, duke marrë tri pikë të arta, kaluar Romën në renditje dhe rikthyer moralin përpara ndeshjes së rëndësishme në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës. Përveç dy golave dhe dy shtylla nga Baloteli dhe Shnajder.
Pas një pjese të parë, ku Interi kontrolloi lojën, por pa mundur të shënojë edhe pse rastet për Samuel Eto’o dhe Diego Militon nuk munguan,. Kartoni i kuq i marrë nga Sisoko në minutën e 37-të ia lehtësoi punën kampionëve të Italisë.
Gjithsesi, goli do të vinte pas vetëm 75 minutash dominimi të Interit në “San Siro”. Ishte Maikon, ai që më një supergol në minutës së 75-të mposhti Xhanluixhi Bufonin.
Në minutën e dytë shtesë, pas një kombinimi spektakolar triangolar Milito-Muntari- Eto'o, sulmuesi kamerunas nuk gaboi duke i dhënë “shpullën” e dytë “Zonjës së vjetër” e duke i dhuruar tri pikë të arta zikaltërve duke u dhënë atyre kryesimin e përkohshëm, me 2 pikë më shumë se Roma, por në pritje të përfundimi të derbit kryeqytetas Lacio-Roma, takim i programuar për ditën e shtunë në orën 18:30.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili