Baz Luhrman: Do t‘ju mahnit sërish
Shekspiri, një stacion shërbimi dhe Bollivudi: për Baz Luhrman, regjisori australian i datëlindjes 1962, që 12 vjet më parë mahniti botën me versionin pop të "Romeo dhe Zhuljetës", janë tre elemente thelbësore për formimin e tij. Shekspiri, sepse arrinte të mbushte plot një teatër me 4000 njerëz, i bënte të mbërtheheshin pas karrigeve me një varietet të pabesueshëm personazhesh, duke kaluar lehtësisht nga komedia te tragjedia më e errët. Të njëjtin raport me publikun kanë edhe filmat e Bollivudit. Në ekran ndodhin gjëra të tmerrshme, drama dashurie dhe tradhti, pastaj papritur të gjithë këndojnë dhe kërcejnë, duke i përfshirë spektatorët në një vorbull të parezistueshme ndjenjash.
Po stacioni i shërbimit?
Kam punuar shumë gjatë në atë të babait tim. Në makina sheh çifte që zihen, gra që qajnë, drama familjare dhe ai që hedh benzinën në përgjithësi është i padukshëm. Për mua ishte njëlloj si të vëzhgoj një ishull me njerëz të ndryshëm. Por i detyrohem shumë tim eti që më ka transmetuar edhe pasionin për muzikën dhe vallëzimin.
Përse vendosët të bënit një film subjektin e të cilit e ke marrë nga "Gatsbi i Madh"?
E kam studiuar në shkollë romanin e Scott Fitzgerald, por vetëm me kalimin e kohës e kam kuptuar se sa i rëndësishëm ishte për formimin e një të riu. Megjithatë, ideja e filmit është e mëvonshme. Gjashtë vjet më parë ndërsa isha në udhëtim me Transiberianën, po dëgjoja versionin audio të librit "Gatsbi i madh". Të ‘shihje" ekzistencën e Gatsbit në Long Island, festat, torturat, misterin tij, në sfondin e një peizazhi të ashpër siberian, pa ngjyra, të pafundmë dhe sugjestionues si ai i Siberisë, më bëri që të ndieja emocione të forta.
Do të ketë një raport me filmin e Robert Redfordit në vitin 1974?
Unë nisem nga romani, por nuk mund të them shumë, sepse jam akoma në fazën fillestare të shkrimit. Jam në kontakte të ngushta me Francis Ford Coppola, autor i skenarit të filmit të Jack Clayton. Takohemi shpesh, flasim për orë të tëra për personazhin, për epokën, për afërsinë e tij me Fitzgerald. Më ndihmon shumë të flas me të. Nga ana tjetër, ai më ka qëndruar pranë edhe gjatë filmit "Moulin Rouge", është një mik i mirë për mua. Më pëlqen të shkoj tek ai dhe te familja e tij. Aty mbizotëron një atmosferë qetësie.
Ishit mes të ftuarve të festivalit të "Giffon"-it. Çfarë dije për këtë festival?
Kisha dëgjuar shumë dhe shkova gjithë qejf për shkak të impaktit që ka ai. Besoj shumë tek ideja për të takuar të rinj me prejardhje të ndryshme dhe t‘i ndihmoj që të tregojnë histori në mënyrë të lirë, pa pasur frikë nga asgjë. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos në këtë kohë ku komunikimi mes të rinjve po bëhet gjithmonë më shumë përmes kompjuterit dhe celularit. Njerëzit nuk shihen më në sy, nuk qeshin apo nuk qajnë së bashku. Më kujtohet festivali i parë ku shkova. Ishte "Kalovy vary". Nuk e kam harruar kurrë takimin me shumë të rinj të moshës sime që edhe pse vinin nga vende shumë të ndryshme nga Australia, kishin të përbashkëta ëndrrat.
Çfarë raporti ke në përgjithësi me Europën?
Kam një kontakt të vazhdueshëm. Shumë vjet më parë m‘u desh të vija në Itali për të studiuar. Por njoh mirë një pjesë të mirë të Europës.
Një element i fortë në filmat tuaj është kërkimi i ngjyrave?
Edhe kjo është një lidhje mes Europës dhe Australisë. Moda italiane është më e mira në përdorimin e ngjyrave. Në përgjithësi italianët dallohen nga mënyra se si vishen. Edhe në Australi, tani ngjyra që vesh është shumë e rëndësishme. Në një peizazh pa kufij dhe gjallëri nëse nuk veshim ngjyra do të zhdukemi në hapësirë.
Si u prit filmi "Australia" në vendin tuaj?
Në Australi të gjithë filmat e mi kanë pasur si kritika negative ashtu edhe vlerësime pozitive. Kam pasur vlerësime të të gjitha llojeve që unë i kam dëgjuar me kujdes. Sa për filmin "Australia" njerëzit kanë preferuar ta shohin, të ardhurat nga shitja e biletave janë të kënaqshme dhe publiku vlerëson mbi të gjitha mesazhin e pajtimit. Madje, kohët e fundit qeveria u ka rikthyer aborigjenëve një pjesë të madhe të tokave që u përkisnin. Ky është rezultati i filmit që më ka bërë vërtet krenar.
Do të punoni sërish me Nicol Cidman?
Sapo të më jepet mundësia. Por lidhja jonë shkon përtej kinemasë, sepse ajo është edhe mikesha ime më e mirë. Gjatë filmit "Moulin Rouge" unë sapo kisha humbur tim atë, kurse ajo po kalonte një nga periudhat më të vështira të martesës me Tom Cruise. Kur ndan me dike momente kaq të dhimbshme, atëherë miqësia bëhet e pashkatërrueshme.
Cili është ndryshimi mes Australisë dhe Amerikës?
Popullsia. Janë vende të ngjashme të mëdha, kanë të njëjtat kufij, të njëjtin zhvillim të bazuar mbi emigracionin dhe kulturat e ndryshme. Amerika është thjesht më shumë e populluar. Nuk e ndërroj me asgjë Australinë time.