Iluzionistja Rachel
Nga komedia në tragjedi dhe anasjelltas. Rachel Weisz rikthehet në ekranin e vogël me filmin "The Brothers Bloom". Më pas ajo do të jetë sërish protagoniste në një melodramë. Në fakt, aktorja angleze në filmin "The lovely bones" është nëna e një vajze të rrëmbyer, të përdhunuar e keqtrajtuar, e cila tregon historinë e saj, ndërsa vëren dhimbjen e familjes që përpiqet ta rikthejë në jetë. Në film, regjisori Peter Jackson, tashmë shumë i njohur me filmin "The king of rings", rikthehet në stilin "Heavenly Creatures", një ndër filmat e tij të vitit 1994 frymëzuar nga një rast i famshëm i kronikës së zezë të Zelandës së Re. Me një buxhet prej 70 milionë dollarësh, "The lovely bones" është një nga projektet e mëdha të shtëpive të prodhimit "Dream Works" dhe "Paramount" të këtij viti.
Pas suksesit absolut me filmin "The Mummy" dhe çmimet për "The Constant Gardener", tashmë jeta e 38-vjeçares bukuroshe e lindur në Londër nga një doktor hungarez dhe një psikoanaliste vjeneze ka ndryshuar. "Kur nisa karrierën time si aktore, pranoja çdo lloj oferte, sepse më duheshin paratë", tregon aktorja. "Por tani që mund të zgjedh, ndiej se mund të ndjek pasionet e mia: nëse nuk e jeton pasionin tënd, diçka brenda teje vdes". Kjo është arsyeja dhe ajo që thonë të tjerët, pse regjisori preferoi një aktore të re e jo një të moshuar. Rachel-it i është dashur të heqë dorë nga pjesa e tretë e sagës "The Mummy". "Nuk e kam lexuar skenarin e kapitullit të tretë, kështu që nuk mund të them nëse ishte më interesant se të parët. Gjithashtu, dua t‘ju them se largimi im nuk ishte çështje parash, edhe pse këto të fundit janë shumë të rëndësishme", shpjegon Weisz. "Oferta erdhi në një moment kur unë po mendoja për krijimin e familjes sime. Bashkëshorti im, Darren, donte të bënte një film, por në të njëjtën kohë nuk dëshironim të qëndronim larg djalit tonë, Henry Chance. Kjo është e gjitha".
Darren Aronovsky, përveçse bashkëshort, është edhe regjisori i filmit "The Fountain". "U takuam në Venecia. Unë isha pjesëmarrëse në festival me filmin ‘The Constant Gardener‘. Ishte dashuri me shikim të parë", kujton Rachel. "Më pas realizuam bashkë filmin ‘The Fountain‘. Unë ngela shtatzënë kur ishim në Venecia, prandaj e adhurojmë atë qytet".
Pas një karriere si modele gjatë adoleshencës, Rachel ishte magjepsur pas aktrimit kur studionte në Universitetin e Kembrixhit, ku u diplomua për Letërsi Angleze. Punoi me sukses në teatër dhe televizion derisa Bernardo Bertoluçi e zgjodhi për rolin e Mirandës në filmin "Dancing by Myself" (1996). Që aty karriera e saj filloi të zhvillohej. Publiku e njohu në filmat "The Mummy", "The Constant Gardner", si dhe gjatë marrjes së dy çmimeve të rëndësishme, "Golden Globe" dhe "Oscar" si aktroja më e mirë //////////////jo protagoniste.
"The brothers Bloom", filmi i shkruar dhe i drejtuar nga Rian Johnson, tregon historinë e dy vëllezërve (Adrien Brody dhe Mark Ruffalo) që janë mashtruesit më të mëdhenj të botës. Jetët e tyre ndryshojnë kur takojnë Penelopën (Rachel Weisz), një pasanike bukuroshe, të cilën e kanë zgjedhur si viktimë të një mashtrimi, por që bëhet ortakja e tyre në një plan të ri. "Në film bëj gjithçka", thotë duke qeshur aktorja. "I bie pianos, violinës, luaj pingpong, bëj karate, kërcej ‘break dance‘, rep, jam iluzioniste. Kurrë më parë nuk kam qenë kaq e kompletuar në një film. Gjëja më e vështirë ishte të mësoja për dy javë t‘i bija fizarmonikës. Kur ishim në Serbi për përgatitjet e filmit, kishim një profesor fizarmonike shumë të talentuar të Universitetit të Beogradit, i cili nuk dinte asnjë fjalë anglisht. Unë nuk flas serbisht dhe e kishim shumë të vështirë të komunikonim, por të them të drejtën fizarmonika është aq e ndërlikuar sa nuk gjej fjalë për ta përshkruar. Ishte një film sa i bukur aq edhe stresues. Gjatë filmit duhet të bëja disa numra shpejtësie me letrat dhe njëkohësisht të recitoja një monolog të gjatë mbi fëmijërinë time, për të mos folur pastaj për xhirimet në Transilvani, ku kisha frikë se mos sulmohesha nga arinjtë".
Keni ndonjë të përbashkët me personazhin e Penelopës? "Fatmirësisht, jeta ime është shumë ndryshe nga e saja, por edhe mua më pëlqen gjithçka e re e jashtë rutinës së përditshme. Tani jam më e qetë nga ç‘isha vajzë. Atëherë isha një adoleshente rebele dhe me një sens humori të jashtëzakonshëm. Kjo e fundit të ndihmon shumë kur ke një nënë psikoanaliste që kur të humbasin çelësat e shtëpisë të thotë që kjo ka ndodhur, sepse ti nuk doje të ktheheshe vërtet në shtëpi... Jo më kot kam një sens humorizmi alla Woody Allen".
Në të ardhmen ajo thotë se do të mësojë të tjera gjëra, si për shembull të gatuajë, të flasë spanjisht, të kujdeset për kopshtin, por edhe do të jetë protagoniste në shumë filma. "Nuk kam ndonjë sekret kur zgjedh filmat. Nëse lexoj diçka interesante dhe ngacmuese që prek zemrën dhe instinktin tim, e pranoj menjëherë, pa menduar paratë. Dua të punoj me regjisorë të mëdhenj si Rian Johnson te filmi ‘The Brothers Bloom‘, që më dha mundësinë të bëja gjëra që s‘i kisha bërë më parë".
Cilat janë thesaret tuaja?
"Përveç bashkëshortit, djalit dhe dy çmimeve është edhe diçka me vlerë që ma ka dhuruar gjyshja ime, një busull".
Rachel ka edhe një idhull, iluzionistin Harry Houdini. "Quhej Harry Weisz, pra kishim të njëjtin mbiemër. Edhe ai ishte hungarez. Kur isha e vogël mendoja se mos ishim kushërinj. Fatkeqësisht nuk kam prova për ta vërtetuar, por unë dhe Harry ngjasojmë shumë. Ai ishte një iluzionist dhe ‘showman‘ shumë i talentuar, njësoj si unë".