Qeveria kalon testin e parë të sigurisë
Forcat irakiane të
sigurisë e kanë
kaluar testin e parë
të madh për aftësitë
e tyre, që në çastin
kur trupat amerikane
kryen tërheqjen nga
qytetet irakiane në
fund të muajit të kaluar.
Një festival i rëndësishëm
fetar kaloi pa
dhunë të shkallës së
gjerë.
Qindra mijëra besimtarë
nga i gjithë Iraku
dhe nga jashtë vendit
vizituan kryeqytetin
Bagdad me rastin e
një date të shënuar
në kalendarin fetar
shiit. Autoritetet në
Bagdad thonë se gati
5 milionë pelegrinë
zbritën në kryeqytet
vetëm javën e fundit,
për të vizituar xhaminë
e imamit Musa Al-
Kadim. Vetëm tre veta
humbën jetën në dy
sulme të veçanta ditën
e premte, ndërsa
numri i përgjithshëm
i të plagosurve ishte
më shumë se 30. Në
shumë vende kjo do
të ishte konsideruar
tragjedi, por në Irak
konsiderohet si sukses.
Për herë të parë
që prej pushtimit të
drejtuar nga amerikanët
në 2003-shin,
forcat irakiane ishin të
vetmet të ngarkuara
me ruajtjen e rendit
në një eveniment të
përmasave kaq të
mëdha.
Ndalimet e pjesshme
të qarkullimit në
kryeqytet dhe kordonët
e shumtë të
vendosur nga policia,
siguruan që asnjë sulmues
të mos hynte në
xhaminë që ndodhet
në veri të vendit. Fakti
që ky eveniment kaloi
relativisht në mënyrë
paqësore, është një
arritje për Kryeministrin
irakian, Nuri al-
Maliki. Ai e festoi si
sukses për vendin
tërheqjen e trupave
amerikane nga zonat
urbane. Megjithatë,
dhuna nuk ka rënë në
mënyrë të ndjeshme,
pasi bombat, sulmet
me armë dhe ato
vetëvrasëse mbeten
një pjesë gati e përditshme
e jetës në vend.
sigurisë e kanë
kaluar testin e parë
të madh për aftësitë
e tyre, që në çastin
kur trupat amerikane
kryen tërheqjen nga
qytetet irakiane në
fund të muajit të kaluar.
Një festival i rëndësishëm
fetar kaloi pa
dhunë të shkallës së
gjerë.
Qindra mijëra besimtarë
nga i gjithë Iraku
dhe nga jashtë vendit
vizituan kryeqytetin
Bagdad me rastin e
një date të shënuar
në kalendarin fetar
shiit. Autoritetet në
Bagdad thonë se gati
5 milionë pelegrinë
zbritën në kryeqytet
vetëm javën e fundit,
për të vizituar xhaminë
e imamit Musa Al-
Kadim. Vetëm tre veta
humbën jetën në dy
sulme të veçanta ditën
e premte, ndërsa
numri i përgjithshëm
i të plagosurve ishte
më shumë se 30. Në
shumë vende kjo do
të ishte konsideruar
tragjedi, por në Irak
konsiderohet si sukses.
Për herë të parë
që prej pushtimit të
drejtuar nga amerikanët
në 2003-shin,
forcat irakiane ishin të
vetmet të ngarkuara
me ruajtjen e rendit
në një eveniment të
përmasave kaq të
mëdha.
Ndalimet e pjesshme
të qarkullimit në
kryeqytet dhe kordonët
e shumtë të
vendosur nga policia,
siguruan që asnjë sulmues
të mos hynte në
xhaminë që ndodhet
në veri të vendit. Fakti
që ky eveniment kaloi
relativisht në mënyrë
paqësore, është një
arritje për Kryeministrin
irakian, Nuri al-
Maliki. Ai e festoi si
sukses për vendin
tërheqjen e trupave
amerikane nga zonat
urbane. Megjithatë,
dhuna nuk ka rënë në
mënyrë të ndjeshme,
pasi bombat, sulmet
me armë dhe ato
vetëvrasëse mbeten
një pjesë gati e përditshme
e jetës në vend.