E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baza e PS-së pro vendimeve për kandidatët e degëve

Zgjedhjet e brendshme të PS-së do të përqendrohen rreth emrave që u miratuan në mbledhjen e para dy ditëve të Kryesisë. Zërat kundër procesit përzgjedhës nuk kanë munguar, por në tërësi strukturat e PS-së në bazë kanë shprehur miratimin për listën përfundimtare.

Në Elbasan klima paraqitet e qetë, ku do të garohet mes ish-deputetit Ndriçim Hysa dhe dy kandidatëve të tjerë, Arben Kamami dhe Astrit Halili.

Jashtë tensionimit po qëndrojnë edhe strukturat e bazës së PS-së në qytete të ndryshme, si Fier dhe Shkodër, drejtuesit respektivë të të cilëve, Arjon Muça dhe Edip Shiroka, kanë deklaruar se reagimi zyrtar nëse do të ketë, do të vijë pas njohjes në rrugë zyrtare me emrat e kandidatëve që do të hyjnë në garën e së dielës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›