E Diel, 1 Nëntor 2026

F1, derbi anglez në Silverston: Red Bulli mbetet favorit

Pilotët e Meklarenit vijnë në garën e “shtëpisë” si kryesues të klasifikimit të pilotëve, me një distancë prej vetëm gjashtë pikësh. Të dy shpresojnë që ndryshimet aerodinamike në makinë, t’i vënë në kushte të barabarta me Red Bullin. Gjithsesi, skuderia austriake mbetet favorite, duke parë karakteristikat e pistës.

Pista e Silverstonit ka pësuar ndryshime në krahasim me vitet e kaluara. Por pilotët nuk janë shprehur aq entuziastë, përkundrazi. “Të ndryshosh cirkuitin kushton një thes me para’, prandaj ndryshimet duhet të lejojnë më tepër mundësi parakalimi. Por këtë nuk po e shoh në këtë pistë”, pohoi piloti brazilian i Ferrarit, Felipe Masa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›