E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni lë Nju Jorkun, niset drejt Dubrovnikut

Ministria e Jashtme kosovare njofton se Hyseni është ftuar për herë të parë të marrë pjesë në një takim ministror të Kartës së Adriatikut, A-5, në cilësinë e vëzhguesit. Takimi do të zhvillohet me datë 9 korrik.

Ndësa me 10 korrik, Ministri Hyseni, është ftuar të marrë pjesë në Samitin “Croatia 2010”, i cili për temë këtë vit ka; “Evropa Juglindore përball sfidave globale”.

Vizita në Kroaci e Hysenit, vjen pas përfundimit të vizitës në Nju Jork ku mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me ngjarjet e fundit në Mitrovicë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›