E Diel, 1 Nëntor 2026

Baze: Goditja nga biznesmeni i familjes Berisha

Mero Baze në spital ka pranuar t'iu përgjigjet edhe dy pyetjeve të gazetës "Shekulli", lidhur me ngjarjen. Ndërkaq vetë Taçi, pak minuta pas mbërritjes së Bazes në spital, ka pohuar nëpërmjet linjës telefonike se do të paraqitej vetë në polici dhe se nuk ishte e nevojshme që të dërgoheshin shërbime policore.

Z. Baze në ç'rrethana jeni goditur dhe nga kush ?

Më goditi Rezart Taçi, bashkë me bodigarët e tij.

Ai njihnit personat e tjerë që ju goditën ?

Po ju them se njoha Taçin, dhe njerëzit e tjerë që mban ai pas vetes, që më goditën. Më pas nuk mbaj mend më sepse rashë pa ndjenja. Pashë më vonë që kishte ardhur policia.

Çfarë plagësh keni marrë ?

Kam një plagë në fytyrë dhe një plagë në kokë. Kam shembje dhe në trup.

Jeni përmendur në spital apo në lokal

Fillimisht rashë pa ndjenja për shkak të goditjeve që mora nga bodigardët dhe Rezart Taçi. Më pas u përmenda aty dhe ndjeja që kisha dhimbje. Më pas erdha më sollën në spital për të marrë mjekimin.

A ju ka pyetur deri më tani policia ?

Jo unë, por gazetarin Andi Bushati që ishte me mua në momentin e ngjarjes e kanë marrë dhe po e pyesin në komisariatin e Policisë nr.2. Bashkë me të, policia di se po merr edhe dëshmitarë të tjerë



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›